Albspirit

Media/News/Publishing

Bregu-Bashës: Fushata është e vakët

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu i ka bërë sot apel kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me strategjinë e fushatës.

Në një intervistë për ABC News, Bregu u shpreh se fushata e PD është e vaktë dhe e se në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit.

Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht. Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët”, tha ajo

Më tej, Bregu shpjegoi që PD të kishte filluar një fushatë të plotë pak më herët. Sipas saj,  kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë

“Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët. Vazhdoj t’i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin. Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, u shpreh Bregu.

Please follow and like us: