Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është prokurori i nivelit të lartë që abuzoi me vizën amerikane?

Një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij është kanë abuzuar në mënyrë flagrante me vizën amerikane. Kështu thotë ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi për media, ku bën me dije ndër të tjera edhe vendimin për revokimin e vizave për disa gjyqtarë dhe prokurorë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre” thuhet në njoftim, pa u përmendur emri i prokurorit.

Por shkak tjetër për këtë vendim të selisë diplomatike amerikane në Tiranë është dhe procesi i vettingut që pritet të nisë së shpejti.

Please follow and like us: