Scarlett Johanson i jep fund martesës 2 vjeçare me gazetarin francez Romain Dauriac. 

Scarlett Johanson dhe Dauriac janë lidhur në 2013, një dashuri e re pas fundit të martesës së saj me Ryan Reynolds. Në prill të 2014 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Rose Dorothy, dhe në tetor të atij viti ata u martuan.

Aktorja foli në Women’s March në Uashington këtë fundjavë, dhe u vu re se nuk e kishte unazën e martesës. Një burim ka thënë për revistën People se çifti është ndarë që verën e shkuar.