Albspirit

Media/News/Publishing

12 mije rekrute shqiptare ne rradhet e ushtrise greke

Nga 86 mije ushtare qe ka gjithsej Greqia, “jane rreth 12 mije rekrute shqiptare ne rradhet e ushtrise greke”.

 

Keshtu tha gazetari shqiptar ne Athine, Robert Goro gjate nje lidhje live me Blendi Fevziun ne emisionin “Opinion” ne “Tv Klan”.

“Shqiptaret qe nuk kryejne shkollen e larte, shkojne ne sherbimin e detyrueshem ushtarak ne Greqi. Djemte qe ishin ne foto, ishin parashikuar te beheshin pjese e Gardes se Republikes, si ata qe rrine me fustanella ne Parlamentin e Greqise”, tha ai, duke iu referuar fotos se rekruteve shqiptare qe pozuan ne foto me duart si shqiponje.

Gazetari Goro, tha ndër te tjera se ka kontaktuar me një nga të afërmit e njërit prej ushtarëve.

Sipas tij, të rinjtë nuk e njihnin më herët njëri-tjetrin.

Ata janë takuar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Gardën e Republikës.

Të rinjtë kanë bërë foton në një moment pushimi për të treguar identitetin e tyre pa pasur asnjë prapaskenë që lidhej me “Shqipërinë e madhe”.

Please follow and like us: