Albspirit

Media/News/Publishing

Missy Elliott thyen internetin me rikthimin e saj

Gati një vit pas publikimit të këngës “WTF (Where They From)” në vitin 2015, rikthehet Missy Elliott. Ajo ka surprizuar të gjithë fansat e saj me publikimin e papritur të këngës së re me titull “I’m Better”. Bashkëpunimi i yllit të R’n’B-së me Lamb është pozicionuar për ditën e sotme në vendin e katërt të listës Trending në Youtube, pasi ka arritur më shumë së 1.7 milionë shikime.

Kënga ka një ritëm disi më të qetë dhe flet për evitimin e dramës, suportin ndaj miqve të vërtetë dhe besimin në vetvete.

Missy gjithashtu ka publikuar video trailerin e filmit të saj dokumentar.

Please follow and like us: