Albspirit

Media/News/Publishing

Aksion i drogës në klubet e natës, arrestohen 10 balerina

Policia ka bërë një aksion të gjerë në klubet e natës në Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ka gjetur para falsë dhe drogë, si edhe ka shoqëruar 10 balerina.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

Janë kontrolluar 7 lokale nate, kryesisht tallava. Janë shoqëruar 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim.

Specialistët për Narkotikët filuan proçedimin penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve: L.Gj. 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; D.V. 24 vjeç, banues në Durrës, pronari I lokalit, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; B.K. 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Procedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e natës, në pronësi të shtetasit D.V. dhe kamarier shtetasi B.K. u gjet dhe sekuestrua(në një pjatë), në cilësinë e provës materiale: një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u shoqëruan 7 shtetas për verifikim dhe pas veprimeve hetimore të kryera, u ngarkuan me përgjegjësi penale 3 shtetasit e lartpërmendur. Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin: Ermir Paci 18 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale”Falsifikimi I monedhave Gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kartmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Please follow and like us: