Albspirit

Media/News/Publishing

Hillari kundër Trump në vendimin për ndalimin e myslimanëve në SHBA 

Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton, e ka zgjedhur rrjetin social, “Twitter”, për t’iu dalë në përkrahje njerëzve që kanë protestuar nëpër aeroporte të SHBA-së kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë, si dhe për të imponuar një ndalim ndaj qytetarëve të shtatë shteteve me shumicë myslimane. “Ky [urdhri ekzekutiv i Tump-it] nuk përkon me atë se çka jemi ne,” ka thënë Clinton, e cila garoi për presidente të SHBA-së kundër Trump-it në zgjedhjet e viti 2016.

“U qëndroj pranë njerëzve të mbledhur sonte nëpër vend për t’i mbrojtur vlerat dhe Kushtetutën tonë. Ne nuk jemi kështu,” ka shkruar Hillary në “Twitter”. Të premten e kaluar, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në bazë të së cilit qytetarët nga shtatë vende me shumicë myslimane nuk mund të hyjnë në SHBA. Këto vende përfshijnë Sirinë, Jemenin, Irakun, Iranin, Sudanin, Libinë dhe Somalinë.

Please follow and like us: