Albspirit

Media/News/Publishing

19-vjeçarja Kylie Jenner blen shtëpinë e katërt

cover
Ylli i klanit Kardashian, Kylie Jenner, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetes pa pasur ndonjë rast të caktuar. Ajo ka blerë shtëpinë e saj të katërt, një rezidencë më 8 dhoma gjumi dhe 11 banja në Kaliforni.

Shtëpia është ndërtuar në 2015 dhe është komode për një adoleshente dhe të apasionuar pas modës siç është Kylie, sepse hapësira është gjigante. Brenda në shtëpi ka një dhomë-kinema, një dhomë lojërash, një pishinë, një SPA, një dhomë tjetër masazhi, një kuzhinë gjigante për të gatuar dhe shumë hapësira të tjera për të cilat bukuroshja do të vendosë vetë se ç’do bëjë me to.

Kohët e fundit, Kylie ka fituar shuma marramendëse me produktet e saj kozmetike, ndaj dhe blerjet e saj kanë qenë shumë të fuqishme. Shtëpia e re ka kushtuar plot 12 milionë dollarë dhe thashethemet thonë se ajo shumë shpejt do të blejë një shtëpi tjetër në Manhattan.

3

Image result for Kylie Jenner

Image result for Kylie Jenner

Image result for Kylie Jenner

Please follow and like us: