Albspirit

Media/News/Publishing

Kendall Jenner rrëfen çmenduritë e gjimnazit

Aktorja Kendall Jenner ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në sytë e publikut dhe nuk ka bërë ndonjë skandal. Prindërit e saj dhe të Kylie nuk ishin shumë të rreptë. Ajo thotë se ato të dyja mund të shkonin në party dhe ishin të përgjegjshme, pra nuk u ndikuan nga adoleshenca për të bërë çmenduri. “Gjëja më e çmendur që kam bërë kur isha në shkollë të mesme, ishte të gënjeja prindërit se ku shkoja natën. Babai im nuk ia kishte idenë se unë kisha të dashur! Edhe mamaja nuk e dinte, unë kisha shumë frikë ti tregoja atyre sepse mendoja se do të hyja në telashe”, thotë Kendall. Kur vjen puna te romanca, karakteri i saj nuk ka ndryshuar sepse edhe në ditët e sotme e mban jetën personale private, njësoj sikur të ishte adoleshente.

Please follow and like us: