Albspirit

Media/News/Publishing

Trump flet kundër Kinës, por ironia ndodh në ceremoninë e inaugurimit

Presidenti i ri amerikan Donald Trump, ka firmosur rishikimin e marrëveshjeve tregtare me Kinë në tentativë për të zvogëluar ekspansionin e vendit komunist në tregjet amerikane. Por ndërkohë që ka folur vazhdimisht kundër këtij shteti, kapelja e inaugurimit mban stampën “Made in China”, që do të thotë se ajo është prodhuar në Kinë. Kjo ishte vetëm njëra nga qindra kapet e shitura dhe të blera atë ditë në SHBA kur po inaugurohej Trump. Por, megjithatë ata që e kanë pronotuar një kapele të tillë në internet, është e garantuar se është produkt amerikan. Trump është zotuar se do të rikthejë investitorët amerikanë në SHBA për të rritur numrin e të punësuarve.

 

Please follow and like us: