Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë Giovanni Sartori

Politologu i famshëm Italiano – amerikan Giovani Sartori, ndërroi jetë sonte në mbrëmje në moshën 92 vjeçare në vendlindjen e tij Firence, pas një vuatje të gjatë nga kanceri në fyt. I lindur në Firence në vitin 1924, Sartori filloi karrierën e tij akademike si lektor në historinë e filozofisë moderne. Ai ishte i pari që themeloi shkencat politike në Itali, dhe ishte dekan i Universitetit sapoformuar i Departamentit të Shkencave Politike Firence. Sartori shërbeu si profesor në shkencat humane në Universitetin e Columbias nga viti 1979 deri në vitin 1994 dhe u emërua më vonë “Profesor Emeritus”. Ai është një fitues i titulli “Princi i Asturias Award” (Shkenca shoqërore, 2005). Në vitin 2009, ai mori titulli “Deutsch Aëard Karl”  nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkencave Politike (IPSA), e cila nderon një dijetar të shquar të angazhuar në kërkimin ndër-disiplinor. Sartori është gjithashtu një kontribues i rregullt, si një shkrimtar opinionesh dhe editorialesh, i gazetës kryesore italiane “Corriere della Sera”. Sartori do të mbetet një nga mendjet e kthelljta të gazetarisë, një shkollë më vetë ndër breza.

Please follow and like us: