Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti/Kur pedagogu i Ekonomisë Ilir Kaduku ndiqej nga 2B (SHIK dhe Bashkim Kopliku)

Lajmi i publikuar nga miku im Ilir Kaduku është vërtet tronditës. Profesor Kadukun e njoh qysh prej viteve studentore si pedagog i ri në fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, nje akademik i shkëlqyer dhe shpirt i lirë, që ishte shtysa kryesore, në mos e vetme, për të tërhequr rreth vetes një grup pedagogësh në Lëvizjen e Dhjetorit, mes të cilëve kolegët e tij Omer Stringa, Ylli Vejsiu apo skulptori i njohur Sadik Spahia. Asokohe, në vitet studentore kisha disa miq studentë nga një qytet që e admiroja dhe e vizitoja shpesh, përfshi edhe shokun tim të kursit universitar gjuhë-letërsi Artan Haxhi, kryebashkiak dhe rektor i universitetit të Shkodrës apo Arjan Çuliqin, skenarist e regjisor, me të cilët flisja lirshëm. Kështu flisja edhe me profesorin e ri të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Ilir Kadukun, që lexonte mjaft dhe unë e dëgjoja në heshtje. Kam pasur që atëhere një shqisë për t’u afruar me njerëz që i vlerësoja dhe më vlerësonin, pa asnjë pikë dyshimi, megjithëse kjo gjë, në ndonjë rast, nuk mund të të ndihmonte për të mos rënë në kurth.

Gjithsesi lexoni shkresën e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm Bashkim Kopliku dërguar kreut të SHIK, Bashkim Gazidede që flet më shumë se edhe ky  koment i shkurtër. Në këtë rast Kaduku ka bërë humor me policn e RENEA-s, siç bënte shpesh Frederik Reshpja, disa vite më parë.

Please follow and like us: