Albspirit

Media/News/Publishing

ILir Levonja: 2 Korriku, memoria jonë e plogësht

Image may contain: 1 person, smiling, outdoor and nature

Image may contain: 7 people, people smiling

Image may contain: one or more people and outdoor

  1. Pranverë, viti 1990. Një gazetar italian, i hollë, me flokë të rënë, me mustaqe të zeza…, shëtiste në Shqipëri. Ai do fluturonte nëpër viset tona. Do futej nëpër zonat e larta. Në zonat e ulta. Në oborret e njerëzve. Do u bënte pyetje shqiptarëve. Të cilët disa me mburrje e disa me ironi. Do jepnin ato përgjigjet tona standarte. Plot kemi.
    Më kujtohen si tani ca sekuqenca nga një fshat në Myzeqe. Në një fshat të varfër vape, ku dy qe’ qaraviteshin në atë ngathtësinë karakteristike të qerres. Me atë indefrencë fyese prej botës që kollondrisjes prej qindra llojesh mjetesh motorike . Kurse ne me qe’ e buaj dhe zbukuronim parrullat. Një natyrë pikante, amorfe ku gjethet veshë varura nga pluhuri. U kishte vdekur era përsipër. Gjithçka gërrvërrej nga rrotat e këtij mjeti parahistorik, qerres së socializmit.
    Në krye qëndronte një njeri fisnik, djegur rrudhash, me dhëmbë të brejtur që ia tregonte qeshja pa gajle. Madje dhe stoiçizmi i sojit shqiptar: Që mirë jemi, mirë. Plot kemi. Poshtë armiqtë. Të rrojë partia.
    Kamera i mëshoi parrullave. Në ca stalla. Kurse ai gazetari me sportivitet do na kujtonte për herë të pare absurdin e sukseseve tona. Në atë mënyrë rrëfimi që nuk ishin, ishim mësuar ne shqiptarët. Epoka televizive e jona qe e dominuar vetëm nga suksesi dhe arritjet e mëdha. Nga retushimet. Kurse ai, gazetari, emisioni i tij, i tregonte botës mbarë për mekanizimin dhe agregatet tona bujqësore, deri tek qerret. Dhe mjetet e tjera me të cilat ne ndërtonim socializmin.
    2. Ky ishte Federico Fazzuoli i emisionit Linea Verde të RAIUNO-s. Një emision që transmetohej pasdreke, kryesisht me temë për bujqësinë në Itali dhe vendet rreth saj. Një emision që nuk i çonte asnjëherë shqiptarët tek RAIUNO. Ashtu si Domenica in, apo Carramba che sorpresa e Raffaella Carras. Por ja që e bëri kësaj radhe. Ne ishim të gjithë të shoguar për shkak të atyre emocioneve që provon kur shikon veten tënde me sytë e një të huaji. Që deri atë diell jete. Ishin në kokat tona si qënie që na donin vetëm të keqen. Pushtues, fashista, mafie e gjallë. Por edhe një Itali, Amerikë për shkak të dominimit me ekranet e saj. Botën e shout, sportit. Dhe serialet e filmave nga aty dhe bota mbarë.
    E kam të gjallë si sot atë pasdite. Kur bashkë me një shokun tim, u sollëm nëpër qytet. Akoma i zbrazët nga vapa e pasdites. Nga periferia në periferi. Me dhjetra here. Distanca nuk është asgjë kur mendja nuk është me ty. Një soj turbullimi që edhe na bënte me turp. Edhe na tallte. Por edhe të pyesnim veten. Këta jemi ne? Ky është vendi që ne duam? Kështu duhet të jetë Shqipëria jonë? Kjo marrëzia kolektive?!
    Dhe prapë na hidhëronte gojën, si uji i moçalit, i shushunjave.
    Na irnoste përfytyrimin. Planet bajate për tu bërë pjesë e artit me hormone nga realizmi i heronjëve pozitiv. Ne çunat e fashionit të aranxhatave, përballë universit të Cinecittas perëndimore. Realiteti i munguar i vendit tone.
    3. Dhe jo më larg se nga këto emocione, ndodhi edhe 2 korriku. Një lloj marazi që shpërtheu dhe bëri të papërfillshëm një regjim gjysmë shekullor. E gjitha kjo, ka hyrë në analet e kohës sonë si eksodi i 2 korrikut 1990. Ose ngjarjet e amabsadave. Shqiptarët tashmë ishin objekt jo më i emisioneve të bujqësisë. Por i rrebeshit të lajmeve televizive përtej Italisë. Ne bijtë e devotshmërisë sociale, mbi atdheun dhe patriotizmin. Bijtë e planeve 5-vjeçare, ushtarët e kështjellës shkëmb graniti buzë adriatikut, hekur e beton…, ishim kthyer në pushtues të ambasadave.
    Një soj llave që nuk ka nevojë për armë. Kësisoj përcaktimet qeveritare të tipit tradhëtarë të atdheut. Të shitur tek borgjezia etj. Rrugeçërit …, nuk pinim më ujë. Rrugeçërit e vertetë qëndronin në zyrat me llak dhe makina shkrimi Olivetti. Njëriu me dogma mund të ushqehet për disa kohë. Po jo përjetësisht. Bota po vraponte kurse Shqipëria po vdiste për mend e kokës së dreqit. Shqiptarët vet, e kam ke veshi akoma, zërin e atij burri Gjakove kur më tha se, or bir një shtet që i ka çu koutat e gjatësisë së shqiptarëve, të burrit, në 1m e 50cm. Shqiptarin bojalli të folklorit, nuk është shtet, degjo bacën ti…., ja shiko atë që po kalon matanë. Shikoje. Atje përtej shkonte në punë të vet, një mesoburrë me mëngë përveshur, Një këmishë oficerash. Me një trastë supeve. Dhe me pantallona të errta me gjunjë të rjepur. Por, po të flasim me gjuhën e korçarëve do u themi bollka. Nuk ecte, megjithatë sandalet i bënin pluhur.
    4. Edhe pse ishte pikënisja. Fryma, ajo u ezaurua nga zhvillimet e tjera.
    Sidomos ato politike që erdhën më pas. Dhe që konkluduan me lëvizjen e dhjetorit, pluralizmin etj.
    Shqiptarët lane ambasadat. Ambasadat nuk ishin më asgjë. As edhe portet. Nuk kishin nevojë të rrëmbenin vaporët. Krenarinë detare. U mjaftonin gomonet. Por ikja nuk ishte vetëm det. Kishim edhe malet.
    5. Shqiptarët përkujtojnë shumë data. Çudërisht 2 korrikun jo. Po u kujtua ndonjë studio televizive. Ku ndonjë redaktor programacionesh ka ndonjë familjar, misionar të 2 korrikut, mire. Do japi ndonjë kronike.
    Shqiptarët nuk e përjetojnë 2 korrikun. Pasi i bën me turp ikja. I bën me turp llava njerëzore e zogjve të socializmit. Kur hidhen në det nga lartësitë e vaporëve. Po, vërtet ashtu si fluturakët krahë njomë. I përplaseshin ujit. Nuk e përkujtojnë për shkak se i del boja demagogjisë aktuale. Edhe pse e vërteta është më kontribuese se sa çdo qeverisje, a stad shoqëror, sado reforma që pretendon të bëj ajo.
    Shqiptarët i tremb e vërteta. Se në fakt 2 korriku, është një ngjarje që i përket të tërëve. Që i përket masës në përgjithësi. Pasi është nisja drejt Perëndimit. Dhe këtu nuk mund të përjashtojmë as familjet në favor të regjimit. Për më të thjeshtën arsye se ata sot janë pjesëmarrës dhe bashkëqytetarë në botën perëndimore.
    Në mos drejtpërsëdrejti, janë përmes fëmijëve të tyre. Që kanë emigruar dhe po jetojnë aty. E që në një farë mënyre o një tjetër, janë ata që bëjnë dallimin midis sistemeve. Të atij që ndërtuan dhe atij që iu kundërvu. Dhe baballarët nuk kanë qejf që bijtë t’ua u kujtojnë. I kanë nervat tek maja e vështrimit.
    6. Zakonisht historia i mban në sqetull ngjarjet e mëdha. Kështu edhe me 2 korrikun. Sepse është e tillë që shënon hapjen e një fondi ekonomiko-politik. Dhe qeveritarëve, të ashtuquajtur demokrat. Reformatorë të ekonomisë së tregut. Të shtetbërjes e demokracisë. Nuk u shkon për shtat
    Edhe pse është nisja e transformimeve të vërteta demokratike. E transformimeve reale. Nuk mund të klasifikohet si datë që duhet të përkujtohet shtetërisht. Eshtë ndoshta një nga ngjarjet që do mbetet ngjarje për aq kohë sa mos të kemi një histori tonën. Ndofta edhe për faktin e thjesht. Që nuk prodhoi një lider politik. Dhe nuk ka se si… Prodhoi qytetarë perëndimorë. Ngjarje që nuk mori asnjëherë suport politik. Megjithëse ishte një shpërthim masash. Pra një ngjarje kapërcyell në fatet e popullit tonë.
    Pse nuk është festë? Festë jo, por përkujtesë shtetërore? Ose të përkujtohet shtetërisht dhe solemnisht 2 korriku i vitit 1990? Aq më tepër që po shoh sot edhe nëpër webe, se edhe në Kosovë 2 korriku përkon me lëvizjet e para për pavarsimin e saj. Për afrimin e vendit po me Perëndimin? Arsyet janë të shumta. Por ndër më të rëndësishmet mund të përmëndim anën ekonomike. E vërteta që vret sytë, faktin që emigrantët, dërgesat, kanë qënë shtyllat bazë e ndërtimit të vendit. Jo të ardhurat nga puna aty. Shqiptarët në masë të madhe janë të papunë. Ose ku ka, kryesisht sektori administrate, pagat janë të pamjaftueshme. Ose të punësuar në zhgunin e një ekonomie informale. Paga jepet nga xhepi etj., kur ka pronari.
    Shefave të shtetit nuk u pëlqen ky fakt. U pëlqen mburrja e tyre për sukseset imagjinare që ata pretendojnë.
    Nuk përkujtohet për shkak edhe të politizimit më shumë se sa duhet, me ndarje kahesh, të vet popullit. Pjesa dërrmuese e qytetarëve e shikon prespektivën në dy rrugë, pjesëmarrjes në parti. Ose ikja jashtë shtetit.
    Në të njëjtën kohë duke qënë një ngjarje dhe jo lëvizje, protagonistët e saj janë në Perëndim. Shumë prej tyre japin intervista dhe shpjegojnë në një apo tjetër mënyrë, atë ftohjen e emigrantit me vendin amë. Kjo edhe prej ndryshit brenda tij. Ose rivështrimin me një koncept të ri të politkëbërjes aty. Për rrjedhojë edhe kur afrohen ata stonojnë. Stonojnë karshi tropikut politik shqiptar. Ku të dya gjysmat janë vetëm për njërin. Dhe njëri, vetëm për veten. Kësisoj edhe e vërteta e faktorëve të ndryshimeve në një vënd nuk ka si të jetë reale. Por arsyeja më e fortë, më reale. Dhe dominantja është ajo që tha me pak dhe shumë fjalë një përfaqësues i lartë politik i vendit, në Kuvend. ”Gjatë këtyre viteve janë shitur dhe blerë deputetë, gjykatës, kryetarë bashkish, kryetarë komunash, prokurorë e nënpunës etj”. Por edhe ky tepër vonë. Kur nuk e ka pushtetin. Kjo, dhe thjesht, sepse bindjet politike janë më forta se qytetarët.
    Dhe e keqja më madhe për një vend, ka filluar kur shiten edhe vet ata, qytetarët. E keqja që nuk dihet se kur do mbaroj.
Please follow and like us: