Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasja për lulishtjen, kunati i Bashës padit në gjykatë ndërtuesin

Nisja e një kompleksi pallatesh mes një lulishteje tek parku i autobusëve në Tiranë futi në konflikt jo vetëm Erion Veliaj me banorët e zonës por edhe dy biznesmenë. Administratori i firmës “Arlis-Ndertimi” tha lejen e ndërtimit e ka marrë në kohën kur Bashkinë e drejtonte Lulzim Basha por nuk e zbatoi sepse kunati i tij, biznesmeni Erion Isufaj i ka kërkuar 1/3 e ndërtimit.

Pas këtyre akuzave publike, Isufaj i është drejtuar gjykatës me padi. Ai akuzon shtetasin Armand Lilo për shpifje. Firma e ndërtimit e cila ka rrethuar zonën pranë lulishtes sqaron se leja është marrë në vitin 2013 pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kohë kur Bashkinë e drejtonte Basha.

Pas protestave nga eksponentë të PD pranë vendit ku do ngrihet objekti, firma “Arlis shpk”, akuzoi kunatin e Bashës se i ka kërkuar në vitin 2013 një pjesë të biznesit, dhe aps kundërshtisë nga ana e firmës bashkia e drejtuar nga Basha ngriti lulishten.

Please follow and like us: