Albspirit

Media/News/Publishing

Patozi: Do të shpallim alternativën e re brenda PD

Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, Astrit Patozi, kërkoi publikisht dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.

Astrit Patozi: Berisha i shqetësuar për gjendjen dramatike në PD. Unë e kam mbyllur historinë time, dhe kam dal para shqiptarëve dhe kam shpallur kandidimin tim.

E kam bërë këtë për ti dhënë partinë një garë, reale, dhe problemi këtu është Basha, që po bënë një farsë. Basha sot po kandidon i vetëm për të marrë një mandat që nuk i takon.

Unë jam një kandidat i vlefshëm, në çastin që Basha do të hap një garë normale dhe korekte, unë jam i gatshëm që ta sfidojë që ditën e parë. Basha me vendimin e tij sharraoi gjithë PD.

Basha duhet të marri pergjëgjësi për dy vendimet që ka marrë personaliosht marveshja me Ramën dhe kjo farsa që po bënë.

Kam bindjen se Berisha është shumë i shqetësuar për rezultatin e PD, në zgjedhje dhe sidomos për krizën e thellë që po ndodhet pas këtij rezultati. Ato që ka thënë Berisha, Basha i ka hedhur në kosh plehrash.

Patozi: Do të shpall alternativë të re, PD është shtëpia ime. Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për PD. Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt.

Please follow and like us: