Albspirit

Media/News/Publishing

Pse u rrah gazetari i emisionit investigativ “Stop” Genci Angjellari?

Genci Angjellari, gazetari i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka rënë pre e dhunës fizike teksa ishte në detyrë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Stermas të Tiranës. Policia tha se ka shpallur në kërkim një grua me iniciale M.T. 42 vjeçe e cila ka goditur me sende të forta gazetarin i cili po punonte për një temë të ngarkuar nga redaksia.

Opinion.al u interesua dhe mësoi se emisioni investigativ Stop do të denoncojë ditën e hënë, skandalin për të cilin u dhunua gazetari gjatë ushtrimit të detyrës.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.T, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Stermas, për shkak të detyrës si gazetar investigativ, ka goditur me sende të forta shtetasin G.A, vjeç 33 banues në Tiranë. Nenet 237 dhe 285/b të Kodit Penal.

Please follow and like us: