Albspirit

Media/News/Publishing

Ziadin Sela bën thirrje: Miratoni ligjin për gjuhën shqipe ose dalim nga qeveria

Gjatë seancës së gjatë Kuvendit të rregullt të partisë në Tetovë, kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, eshtë shprehur se nëse nuk nuk miratohet ligji për gjuhën shqipe, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Ndërkohë sa i takon pikave të deklaratës së përbashkët shqiptare si dhe zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela është shprehur se do të zbatohen nga miratimit të buxhetit. Në lidhje me zërat që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqësinë partiake, nga anëtarë të cilët këtë gjë e kanë kërkuar edhe publikisht. Kreu i kësaj partie, Sela tha se bëhet fjalë për mbledhje të rregullt të Kuvendit dhe për debat të brendshëm partiak duke mohuar të ketë diçka më shumë.

Please follow and like us: