Albspirit

Media/News/Publishing

Vizitë dhe takim në Uashington DC për të përkujtuar viktimat e komunizmit

 

 

Me ftesë të fondacionit përkujtimor për Viktimat e Komunizmit me qendër në Ushington DC, SHBA dhe shoqëruar nga shqiptaro-amerikani i mirënjohur në komunitet, Z.Çezar Ndreu, Z. Beniamin Bakalli, kryetar i degës së Partisë ‘Lëvizja e Legalitetit’ për degën e Tiranës u takua me Z. Marion Smith, drejtori ekzekutiv i Fondacionit dhe me Dr. Murray Besset nga departamenti i edukimit të fondacionit.

Në takim, i cili zgjati për më shumë se nëntëdhjetë minuta, Z. Smith shprehu simpatinë e tij për Shqipërinë, për vuajtjet e kombit nga komunizmi, tregoi për punën që bëjnë si fondacion dhe ftoi miqtë të ndanin eksperiencat dhe njohuritë e tyre nga jeta nën komunizëm në Shqipëri.

Z.Bakalli pasi falenderoi zotërinjtë mikpritës për takimin dhe për punën e tyre shumë domethënëse, foli në veçanti për historinë e familjes së tij gjatë periudhës së komunizmit, tregoi se familjarët dhe të afërmit e tij mbajnë mbi supe mbi 100 vite burgim në burgjet famëkeqe të Spaçit, Burrelit, Qafë Barit, Ballshit dhe Sarandës, për aktivitetin dhe përpjekjet e tij për zbardhjen e së vërtetës kombëtare shqiptare dhe ndau me zotërinjtë amerikanë disa nga punët e tij përmes faqeve të tij informuese “Gjenocidi Komunist në Shqipëri” dhe “Krimet e Komunizmit” si dhe për leksionet që ai bën në institucionet edukuese në Shqipëri në mënyrë që brezi i ri të mësojë të vërtetën

Çezar Ndreu gjithashtu përzemërsisht falenderoi mikpritësit dhe i përgëzoi ata për punën e madhe edukative dhe fruthdhënëse lidhur me të vërtetat e komunizmit dhe frutet famëkeqe të kësaj ideologjie dhe pastaj ndau disa episode nga historia e familjes së tij, si dhe bëri një pasqyrë të përgjithshme të historisë së kombit shqiptar gjatë periudhës së egër të komunizmit.

Smith tregoi interes të veçantë për rrëfimet ngjethëse që u paraqitën dhe ftoi gjithë ata persona, përmes këtyrve vizitorëve, që kanë dëshmi personale t’i ndajnë me këtë organizatë. Z. Smith theksoi se punët e fondacionit janë të fokusuara në edukimin e brezit të ri, tregimin e së vërtetës lidhur me ideologjinë skllavëruese e shkatërruese siç është komunizmi që është përjetuar në vendet e lindjes dhe sidomos në Shqipëri dhe premtoi se do vazhdojë komunikimin me shqiptarët dhe shprehu mirënjohje e falenderime për vizitën.

Në takim merrte pjesë edhe Merita B. McCormack , autore dhe aktiviste shqiptaro–amerikane në zonën e Uashingtonit si dhe Mariza Smajlaj asistante ekzekutive e Fondacionit.

 

Korrespondenti i gazetës “Dielli”

Image may contain: 3 people, people sitting

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Please follow and like us: