Albspirit

Media/News/Publishing

Mogherini: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga raportet me Kosovën

Data e anëtarësimit në Bashkimin Europian në masë të madhe varet nga Serbia, dhe anëtarësimi do të vijë me reformat dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kështu ka deklaruar Përfaqësuesja e  Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini për portalin “European Western Balkans”. Në prag të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili fillon sot në Trieste, Mogherini tha gjatë kësaj interviste se Serbia ka arritur rezultate të shkëlqyera në vitet e fundit, ka hapur 10 kapituj negociues dhe i ka mbyllur dy përkohësisht. “Reformat shpaguhen, para së gjithash për qytetarët e Serbisë”, ka shtuar ajo.

Please follow and like us: