Albspirit

Media/News/Publishing

Vjen në shqip romani “Atje ku është zemra” i autores amerikane Billie Letts

Doli në qarkullim romani “Atje ku është zemra” i autores amerikane Billie Letts.

“Atje ku është zemra” – romani që ka bërë për vete miliona e miliona lexues në mbarë botën.

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj.

7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër.

17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.

7.77 dollarë i mbeten në xhep, kur Uilli Xheku e braktisi në një qytet të largët. amerikan, duke shkatërruar ëndrrën e saj për të pasur një shtëpi dhe një familje.

7-a për Novalinë ishte numri i pabesë.

Por në qytetin ku ajo mbeti e braktisur, jetojnë njerëz të mirë dhe të sjellshëm, të cilët menjëherë i afrojnë Novalisë miqësinë e dashurinë e tyre, ndjenja që ajo kurrë nuk i ka njohur më parë.

Novalia nuk ka të ardhura, nuk ka kursime, as familje; ajo ka një fëmijë të porsalindur, por dëshmon se ka talent, vendosmëri, inteligjencë dhe mirësi, cilësi që e çojnë jetën e saj në rrjedhën e duhur, paçka se kjo nuk është e lehtë…

 

Përkthyese Oriana Tamburi

Redaktor: Loredan Bubani

Faqe: 368

Cmimi; 1000 lekë

Please follow and like us: