Albspirit

Media/News/Publishing

1944-Beteja e parë e armatosur antikomuniste në Shqipëri, nisi në Macukull

Ilir Vata

 

Përplasja më e madhe e armatosur mes nacionalistëve dhe çetës së Shefqet Peçit në Macukull u la në harrëse për 25 vitë, një pëpjekje tinzare për të fshehur realitetin, një cinizëm politik për të zbehur antikomunizmin dhe përfituar në demokraci, pikërisht ato që i shërbyen komunizmit, një errsirë për realitetin historik, duke e tjetërsuar historinë si dikurë në diktaturë.

Ende martirët që u egzekutuan në diktaturë nuk kanë një varrë për t’u nderuar siç edhe e meritojnë, sepse ende urrejtja e vjetër e dalë nga mëkatet e diktaturës është e gjallë e pushtetshme dhe kërkonë të zhbëjë vlerat e një krahine të tërë në përpjekjen e saj për liri.

Beteja  e parë antikomoniste në Macukull nisi në korrik të vitit 1944 dhe është lënë në harresë për gjatë këtyre viteve jo pa qëllim, por për të minimizuar, zhvlerësuar vlerat antikomoniste të Macukullit dhe trevat për rreth.

Në këtë kurth ka rënë e gjithë historia antikomoniste në vend për shkak të mungesë së trasparencës me histrorin dhe deri më sot historia e tjetërsua është zot, madje i janë shtuar edhe cobëza të kurdisura të hirtorisë që e ç’bëjnë edhe me tëj vetë histrorinë reale në Shqipëri.

Për të hedhur pagës dritë; Sigurisht që forcat nacionaliste që përfaqësonin Mbretin Zog bënë rezistencë ku mundën dhe u shënuan përpjekje në Tropojë te ura e dargobisë, në Kruje e rrethinat e saj me ish-oficer të Zogut, xhandarë dhe nacionalist, në malësinë e Madhe më 1945, beteja e Muharrem Bajrakratit dhe rezistenca e tij dhe kryengritja e Postribës, pas ardhjes së komonizmit, por beteja e Macukullit është unikale në Shqipëri.

Macukulli historikisht është drejtuar nga shtëpi të para, shtëpi të mira në bazë të pleqërisë dhe udhëhequr nga Kanuni i Skënderbeut kryesisht, pasi në tërësi mbizotrinte Kanuni i Lekë Dukagjini dhe vetë ligjet vendase të Macukulli.

Pushteti në Macukull zotwrohej në mënyrë plebishitare nëpërmjet pleqërisë, pra nga populli nëpërmjet përfaqësuesve të vetë, ndërsa ligji sbatohej nga shtëpitë e pushtetshme që bënin dhe rolin e ligjvënsit.

Macukulli një trevë që s’u pushtua kurrë, beteja të pa numërta si ajo kundër serbëve në Shkallën e Deshve apo beteja e madhe e Kurdarisë që udhëhiqej nga Haziz Vata, beteja kundër otomanëve, serbë dhe çdo pushtuesi, pra një kështjellë që nuk ra kurrë as në betejën e fundit me komunizmin.

Historia e post – diktaturës e la Macukullin në hije edhe në këndvështimin historik, pa investime, pa rrugë dhe pa xhami, sa sot është braktisë pothuajse, por ajo që vlenë, historinë e këti vendi e dinë të gjithën, e këndojnë në treva përrreth e më gjërë, por ende nuk është hedhur dritë, madje edhe ato pak gjëra janë venitur, tjetërsuar për interesa individësh, madje kanë dekoruar njërëz pa vlera kur vlerat e vërteta janë të varrosura ende.

Në qendër të Macukullit jeton një histori që i kalon edhe kufinjt e legjendës, por që është realitet, pasi mu në mes të kësaj cobëz të trishtë, jetojnë historia e dy shtëpi të para, Kola dhe Vata e njohur tashmë përtej kufinjve të Matit, madje në të gjithë vendin.

Në të vërtetë ata ishin një shtëpi e madhe me vllezër të tjerë, Kola dhe Vata por që me kalimin e viteve ata u bënë dhe kundërshtarë që ndryshuan edhe vetë kanunin e Lekë Dukagjinit me traditën e tyre madje dhe atë të Skenderbeut.

Në fakt në Macukull drejtonte nga shpitë e para,  që sfidonin edhe zogollin, qeveritë e kohës, pra vetëqeveriseshin, dhe prova e kësaj sfide ndaj zogollit që ushtronte pushtetin e pushtuesve osman u shënuan në viti 1879, shënohet një ngjarje më përmasa kombëtare, pasi paria e Macukulli dhe e Semtit të Prellit kishin vendosur të sfidoni urdhrin e perandorisë që ushtrohej nëpërmjet familjes së Zogollit për të mbledhur armët e Matit dhe në qendër të kësaj ngjarje ishte Zenel Vata me krahinën përreth.

Një vështtim i shkurtë, dy hejbë me flori të Ali Pashë Tepelenës shkuan në Macukull

Kur Zogolli një i paguar i perandorisë Osmane kërkoj t’u mblithte armët matjanëve, Zenel Vata i biri i Ali Vatës që ishte këshilltarë i Ali Pashë Tepelenës dhe strateg luftë, kur u sëmurë, Ali Pashë Tepelena, thirri Zenelin të birin që t’i dorëzonte babën që të prehej në Macukull si pas kërkesës së vetë Ali Vatës.

Zenel shkoj të marrw të atin dhe nga dokumentat arkivore provohet se Ali Pashë Tepelena i dha dy hejbe me flori për kontributin e të atit dhe si shpërblim dhe ndihmë për vetë Macukullin.

Zeneli pasi varrosi Aliun, (që vunte nga një swmundje e pa shërueshme) nisi të ndiqte gjurmët e të atit dhe të çonte amanetin e Ali Pashë Tepelenës në vend kur i tha “mos i shpenzo kot parat, bëj diçka për vendin tënd dhe lavdinë e fisit tuaj, se Ali Vata ishte një prirës e luftëtar”.

Zenel Vata me parat që i dha Ali Pashë Tepelene, shtroj një kalldram për fshatin nga Dukagjin (Qafa e Shënkollit, deti Qafën e Macukullit) dhe sot quhet kalldrami i vadode dhe ruhet në gjendje të mirë.

Pjesën tjetër nisi të bëjë një kanal vaditës, por nuk u ra dakor me kërkesën e tij për 20 kg miswr në vit, sepse macukllanët e konsideruan si haraç, falë dhe lobingjeve të fiseve të forta dhe kryeneçsisë së çdo macukllani që pranojnë të jetë të barabartë dhe jo të nënshtruar.

Zeneli me parat e e mbetura (nga investimi për ujësjellsin e Macukkuli) bleu armë dhe armatosi njërëz, pikërisht në atë kohën kur Zogolli (familja e Amet Zogut) nën pashallokun e e otomanwve kishin filluar fushatën për të mbledhur armë në Mat, madje me forcë.

Zeneli mblodhi burrat e krahinës së Semtit tw Prellit dhe shkojë në pazarë të Lisit (afër sarajave të zogollit) dhe u bëri thirrje burrave semtit të Prellit që të mos dorëzojnë armër, madje thirri “Selitë e Macukull në një anë”..Kurrë si dorëzojmë armët..! Ede sot këndohen këngë për këtë vepër madhore të Zenel Vatës.

Zogolli nga xhelozia e pushtetit përgaditi kurthin që të vritej Zenel Vata dhe kështu ndodhi, Zenel Vata vdiq dhe u qa nga Kolajt dhe Vataj gjithë trevat përreth me nderime si një vigan i qëndresës sepse ashtu ishte.

Më vonë, Vadodajt vunë në shenjëstër Zogollin, Dali Vata me nipi i t’ij Koka dhe nipi tjetër Xhetani hyjnë në saraje. Pric “sakati” i pret me dashamirësi, madje u thotë shërbyesve sillini “sillni fiq dhe kafe”, por vadodajt nuk pranuan (po t’i hanin, apo të pinin kafe, sipas zakonit nuk hakmerreshin).

“Nuk dum fiq dhe kafe kemi ardh me ndwrru dy llafe, qëllohet duke i lënë amanet bëjë të fala Zenel Vatës”, dhe vritet “princ sakati” ideatori i vrsajes së Zenel Vatës.

Një armiqësi që u shua me ardhjen e Mbretit Zog në pushtet, madje largëpamesia e tij ishte e madhe sa vadodajt i mori të gjithë ushtarak dhe ishin përkrahës të tij gjatë gjithë pushtetit të mbretërisë.

Pagëz nga tragjedia: Kola dhe Vata kanë bërë hasmëri reciproke për shekuj, por ndryshe nga përplasjet e tjera ndër fise sipas kanunit ata jo vetëm çonin fjalë kur të vrisnin, por morden e bënin bashkë, madje qanin e lovdonin për njeri – tjetrin, tamam si vllezër, ashtu siç edhe ishin.

Me kujë apo jo, ata bënin nderet ndër palë dhe swrish paqeja dhe pastaj lufta, por swrisht të vrarët nderoheshin bashkë, një burrëri që i kalonë kufit e besës, kanunit, e këshu për shekuj me radhë beteja mes tyre nuk u ndal, por sërish bashkë ata bënin pakte për të luftuar kundër të huajve, beteja, plane e stradegji bashkë gjithmon bashkë dhe përherë si dy vëllëzër kryenëç e kokëlartë, sa edhe në luftën e fundit që mbahet mend kundër komunizmit 72 vite me parë në korrik të vitit 1944, ata ishin strategët e betejës me në epiqendër Bilal Kolën dhe Xhemal Vatën, bashkë si gjithmonë.

Por Macukulli ndonse kishte në epiqender dy fiset e mëdha të shtëpive të para, funksiononte si i tëri, sepse në skjin verior të Macukullit në lagjen Kalivaç jetonte një fis tjetër i ndritur Koka (shtëpi e mendjes), e pak me në mbrendësi të Macukullit Cuka, mbase ky është fisi që u ngul i pari në Macukull dhe solli dhe Kolën dhe Vatën dhe vëllajn e tyre Gjegjën.

Në skjin tjetër të lindjes jetonin fise si Uka e më në mbrendësi (Vojvoda) i macukullit, Gjici, Cani, Muceku, Bukaci, Doda.

Po në zemër të Macukullit qëndronte një fis tjetër kryeneç e shtëpia e parë, Saldoçi e të gjithë bashkë dhe me fise të tjera bënin kështjellën e Macukkulit, që shwnojë histori për shekuj. Po ashtu ishin Metajt, Selajt, Bici, Kolaveri, Leka, Gjoka, Pirraci, Beqiri që ishin në qendër të fashtit.

Në rrethian shënohej një tjetër fashat ai i Shëllit, me Cekajt, në Shtjefën, me Gjatën edhe fashtrat përrethe si Urxalla ndose nuk ishin të Macukullit hiqeshin e përfaqësoheshin me të, si fisi Muca me Ram Muçën, apo pak në skjin në Dukagjin me Dedajt, apo Likola.

Edhe shtegu i skajishëm verior i Macukullit kishte një tjetër Fashat atë të Gjoçajve, që përfaqësoheshin me Pashën, Lalën, Kolecin, apo Gjokolën, e po në skjin ndonse më larg një bajrak tjetër Lura që përfaqësohej me Menën, Gjoçin dhe shtëpi të tjera të para.

Në pjësën e kufizimit me Dibrën një treve tjetër Katër Grykë qe ishte një mbështeje e madhe dhe mbrojtese e vlerave përfaqësuar me Bibën, Bodinin dhe pak më tutje familja e madhe  e Dine Hoxhës.

Në përfaqësim të Macukllit ndërdhureshin fise nga fshati antikomunist i Derjanit me Xhetanin e Lal Krosin, e pak më tutje në Prell me Sulkurtajt e që pasoheshin nga Brahelikajt dhe Canametajt.

Kesisoj Macukulli ndodhej mes vlerave për të dhënë me të mirën për vlerat e vendit të vetë dhe ato të të gjithë krahinës.

Pse beteja antikomuniste e Macukullit është unikale në Shqipëri

E para është beteja e parë e vetëorganizuar nga macukllanët pa ndikimin e askujtë dhe shënon pushkën e parë antikomoniste në një ushtri të organizuar. Ndryshe nga vatrat e tjera që u drejtuan nga forcat e Mbretit, Macukulli e arganizojë vetë luftën kundër komunismit, me shtëpitë e para dhe vetë macukllanët e fshatrat për rreth, sepse një numër i madh të shkolluar jashtë vendit, e që ishin dhe oficer të mbretit Zog e dinin se komonizmi ishte një sistem atokratik dhe macukllanët nuk duronin tjetër regjim përvec se plebishitas, pra e konsideruan komunizmin si pushtues.

E dyta macukkulli kishte lidhje të drejtpërdrejta me perendimin, dhe diplomati ishte Bilal Kola që e realizoj edhe paktin e ndihmës kundër komunizmit dhe më kryesorja beteja kishte rdaradegji ushtarake.

Ne takimin e parë të berë në fillim të verës së vitit 1944, kur dhe nisën përgaditjet për të pritur komunizmin, u konsiderua që në mbledhje të parë si pushtues.

Takimi u bë i hapur mes parisë së vendit, ku ishte përveç përfaqwsuesve të fiseve nga Macukullit dhe zonat përrthedh edhe Bilal Kola, Xhemal Vata, Sali Vata, Taf Vata, Shahin Doci…etj.

Pas diskutimit të gjatë u vendos se komunizmi është pushtues i ri që këkonë Macukullin ta usin (gjunjëzojë) dhe u vendos që të armatoseshin edhe ata fise që nuk kishin armë apo mundësi t’i blinin, si dhe të thirreshin në betejë të gjithë oficerë, xhandarët për të bërë pjesë e betejsë dhe të kishte një stradegji të plotë ushtarake.

Nga dëshmitë e bashkëkohësve, thuhet se Bilal Kola një strateg luftarak me intuitë dhe inteligjecë të jashtëzakonshme që gjendet rrallë në kohë, porpozoi të ishte komondat i kësaj lufte burri më trim Xhemal Vata që do të përfaqësonte grupin më të madhe të luftëtarve, ndërsa vetë Bilal Kola të ishte me një ekip më të specializuar ku të patrullonte teritorin, madje të kontrollonte pjesën verilindore të Macukulli.

Bilal Kola ishte njëri me influenvë të jashtëzakonshme, dipllomat, njeriu që ruante lidhje më krerët antikomunist në të gjithë vendin, madje marrdhënjet e tij kalonin kufinjt sa ishte njeriu që kishte lidhje të drejtpërdrejta me misionin anglez dhe forcat antikomunsite në perendim.

Stradegjia: Sali Vata ish-z/komondat i kufirit për Shkodrën në kohtë Mbretit Zog, premtoj një mortaj dhe bashkë me shënjusin e parë Llan Gjatën nga Shqefni do të drejtonin grupin e mitralerëve në kodrën kryesore të Macukulli ose në epiqendër ku mendohej se do të ishte përqëndrimi i ushtrisë që pritej të vinte drejtuar nga Shefqet Peci.

Xhemali Vata me më shumë se 180 bura do mbulonte të gjithë paralelen e mundshme të Macukullit, ndërsa Bilal Kola më më pjesën tjetër të ushtarëve të specializuar do patrullonte zonën verilindore dhe patrullonte për skemën e mudshme të një krahamarrje të çetës së Shefqet Pecit.

Vetëm tre ditë më vonë u informuan se Shefqet Peci i ishte afruar Macukulli, ku në qafën e Shënkollit (ku u mbajt kuvendi i Dykagjini) ishte një grup që përfaqësohej nga Ram Muça, Kros Vata, Must Vata, Murat Vata dhe fisi i Dede në fashatin ngjit Dukagjin dhe Pashajt në Gjocaj.

Çeta e Shefqet Pecit u nda në dy skuadra me një numër të madh ushtarësh, njëra vite nga Dukagjini që u prit nga mitralozi i Kros Vadodës dhe pjesa tjetër ne rrepirën e shpatit Nepë që u prit nga shwllinjakët si një grup pararoj dhe më pas nga nga mortaja e Sali Vatës me shënjues Llan Gjatës.

Grupi pararoj i Bilal Kolës kishte marrë udhën për në Vig (fshati lindor i Macukulli) nga u mësua se munde të jetë shtegu i çarjes, por  Bilali një strateg me përvojë nuhati kurdhin dhe më vonë u informua se forcat duheshin përqëndrua ne mes të Macukkulli dhe bashkojnë forcat në një beteje të ashpër sa u sbyth Shefqet Peçi me turp.

Beteja antikomoniste e Macukulli ishte e llojt unikal dhe madje me pushkë dhe mortaj kundër komunizmit, pasoja që do të rëndonin pas instalimit të komunizmit, sepse grupi i Blial Kolës u zhduke pa gjurmë nga diktatura dhe jo pak, por trembëdhjetë burra.

Vadodajt u pushkatu Xhemal Vata (në një ditë me Sali Llanin e Ismahil Hysën më 1947), ndërsa Sali Vata njeri i mortajës (ish- shoqëruesi i Medi Bej Frashrit) u dënua 101 vite Burg, Taf Vata u dënua 25 vite burg, Shaqir Vata 25 vite burg, Haziz Vata i ri u bugos më vonë, Nezir Vata u burgos dhe u torturua për tetë muaj në burgun e Burrelit dhe të Dibrës, ku e pa Xhemal Vatën kur ia vranë në sy.

Neziri para se të vdiste tregonte se “…me nxorrën nga rreshti i pushkatimit ku ishte Xhemali, Sali Hysa (vëllaj i ime shoqe) dhe Sali Llani miku i vëllajt tim, Mesim Vata. Me kapi për jake një nga pushkatarët dhe më tha “shikoje ore qen se si pushkatohen klyshët që i dolën kudër pushtetit ata që janë kundër komunizmit. Hapi mirë syte se t’i e ke radhën..”.

Pushkatarë gjuajtën me breshëri, ra Saliu dhe Sala, ndërsa Xhemali ra në gjunjë dhe nuk u rrëzua. E qëlluan swrish dhe nuk ra. Pastaj njëri e shtyri me këmb”. E ndërsa i shkoni lotë kur tregonte në moshën 85 vjecare, Neziri përshkruante Xhelmalin ku thoshte “ishte një burrë i gjatë rreth dy metra, shpatulla të gjëra, këmbë të mëdha që rrallw gjente opinga dhe kra si shtylla, fliste pak por vendoste shpesh, trim që s’lind as për shekuj”.

Në fisin e Saldoçe u pushkatu Xhema Doçi e më pas u interrnuan, nga Sucajt, Bicajt pati viktima e më pas përndjekje dhe shumë familje të tjera.

Beteja e Macukullit ishte e mirë organizuar me ideator Bilal Kolën, Sali Vatën e Xhemal Vatën dhe të gjithë oficërët e xhandarët e asaj kohe, madje dhe milicët që shërbyen për një kohë.

Kishte planshet vendosje, kontrolli të kundërshtarëve, armatim të lehtë dhe të rëndë, pushkë, atomatike, mitroloz madje dhe mortajë. Kishte një numër të madhe mbi 250 vetë të armatosur, dhe një fshat të tërë të gatshëm për betejë, stradegji në shpërdarje me pararojë, zbulues, prita paraprake dhe përqëndrim të forcave deri në shpartallimin e ushtrisë së Shqefqet Peçit.

Please follow and like us: