Albspirit

Media/News/Publishing

Emri i saj në “Listën e Zezë” të Ramës, ish-volejbollistja kampione: Shokuese!

Në listën e publikuar nga kryeministri Edi Rama, me emrat e 101 zyrtarëve të cilët sipas komentuesve në Facebook kishin lidhje me abuzimet dhe korrupsionin në Administratë, bënte pjesë edhe ish-volejbollistja kampione e “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi.

Dy ditë pas publikimit të listës, Ibrahimi, e cila është aktualisht pedagoge e edukimit fizik në Akademinë e Rendit, shprehet e indinjuar për përfshirjen e saj në listë.

Në një intervistë për “Panorama”, Ibrahimi kërkon që të saktësohet se cili është personi i vërtetë në listë dhe nëse është ajo, kërkon hetim administrativ dhe jo publikime portalesh.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Ibrahimishprehet se lista: “Ishte shokuese dhe indinjuese”.

“Fillimisht e mora pak si me sportivitet, por kur filluan telefonatat nga të katër anët e botës, pasi të njohurit e mi kishin lexuar në “Facebook”, por dhe në media, atëherë u shqetësova dhe e pashë situatën shumë të rëndë”- thotë ish-volejbollistja.

Mimoza Ibrahimi shprehet se nuk ka asnjë post dhe se jeton vetëm me rrogë. Madje shton se është e gatshme të ballafaqohet për cdo sqarim.

“Unë kam në shtëpi akoma perdet e kohës së Enverit. Unë vajta dhe te drejtori dhe i kërkova që të dalë dikush në emër të institucionit tonë që të thotë të vërtetën dhe të mos ua lëmë këtë punë portaleve. I thashë ose merrni masë ndaj meje, ose mbani qëndrim ndaj kësaj njollosjeje”, tregon Ibrahimi.

Please follow and like us: