Albspirit

Media/News/Publishing

100 vjetori i krijimit të teatrit “Skampa”/ Astrit Çerma kundër “horrave dhe maskarenjve”

Ish-aktori i njohur i kinematografisë dhe i teatrit “Skampa” të Elbasanit, Astrit Çerma ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me polemikat e kohës së krijimit të teatrit të këtij qyteti.

Duke iu kundërvënë ashpër atyre që vlerësimin e bëjnë nisur nga kritere politike, Çerma shkruan:

“A keni sy të shihni apo jo?…

Çuditërisht sot “Teatri Skampa Qendra Artit” na kujton të përkujtojmë 100 vjetorin e krijimit të…teatrit.!!!!..

Është teatri…qendra e artit dhe kulturës…që e bën këtë, me shumë modesti, ta quajmë maskarallëk…

Një tufë horrash e maskarejsh u sulën si të tërbuar kundër ditës krijimit të TEATRIT PROFESIONIST me 16 korrik 1962, pra 55 vjet përpara për të mohuar idiotësisht çdo vlerë të asaj kohe që jetuam…

A e dini se kush ishte edhe është llogjika perverse e kësaj masë amorfe pa pikë personaliteti??.Hë…- “Në Elbasan TEATRI na qenka krijuar që me “Mbretërinë” dhe jo me Partinë e Punës”??!!..

Askush në Elbasan nuk e ka mohuar “lëvizjen amatore teatrore” të viteve para luftës,perkundrazi, ato ” dokumenta” që serviren sot nga këta palaço janë mbledhur, sistemuar dhe ruajtur nga vitet pas lufte…Por…

Askush nga qytetet që kanë pasur lëvizje amatore edhe më të fuqishme, edhe më të suksdeshme edhe më të hershme dhe që më vonë krijuan Teatro PROFESIONISTE nuk e ka bërë dhe nuk e bën këtë shtrëmbërim makabër të së vërtetes, përveçse, fatkeqësisht të qytetit tim të arsimit, të dijes dhe të kulturës…

Jo…Nuk mërzitem…Askush nuk mund ta zhbëj të vërtetën, por më vjen keq që të gjithë ata intelektual, gazetar, mendimtar, studiues që na kanë ndjekur dhe na kannë vlerësuar..heshtin…Dhe fatkqesisht jo vetëm…heshtin”.

Please follow and like us: