Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkohen aktorë për filmin ‘Klithmë’

Audicioni është i hapur për të gjithë aktorët të cilët përkojnë me këtë moshë.

Shtëpia filmike “Land film” me producent Besar Zahitin, shpallë audicion për filmin e shkurtër “Klithmë” me skenar të Korab Lecaj & Hazir Haziri dhe në regji të Korab Lecaj, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kërkohen tre aktorë për:

Rolin kryesor të gruas – mosha 30-35 vjeçare

Rolin dytësor të gruas – mosha 35-38 vjeçare

Rolin dytësor të një burri –mosha 38-45 vjeçar

Audicioni është i hapur për të gjithë aktorët të cilët përkojnë me këtë moshë. Të gjithë aktorët që dëshirojnë të marrin pjesë në audicion, paraprakisht duhet të dërgojnë tri fotografi aktuale (dy profile dhe një gro-plan), CV dhe një videoprezantim të shkurtër, të xhiruar me telefon.

Dërgimi i të dhënave është i hapur, deri më 23 korrik 2017 (e diel), në orën 24:00, për të gjithë aktorët shqiptarë, të të gjitha trevave. Aktorët që do të futën në rrethin e ngushtë të seleksionimit, do të ftohen në kinoprovë, që do të mbahet në Prishtinë, javën e ardhshme.

Të dhënat na dërgoni në e-mail: klithma2017@gmail.com

Please follow and like us: