Albspirit

Media/News/Publishing

Luana Vjollca mbetet pa emision, a do fokusohet te karriera si këngëtare?

Emisioni i moderuar nga Luana Vjollca “Pa limit” duket se ka marrë fund. Pas një sezoni, emisioni që transmetohej të hënave në mbrëmje sipas Blitz nuk do të transmetohet më sezonin e ardhshëm.

Aktorët do të transferohen tek Portokalli ndërkohë që Luana është ende pa punë. Nuk dihet nëse moderatorja do të fillojë punë në ndonjë nga emisionet e Top Channel apo do të fokusohet tek karriera e saj si këngëtare. Kujtojmë se së fundi Luana ka publikuar këngën më të re titulluar “Benzina”.

Please follow and like us: