Albspirit

Media/News/Publishing

“Back to you”, Bebe Rexha publikon këngën e re

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka publikuar këngën më të re të saj “Back to you”.

Kënga është një bashkëpunim me këngëtarin Louis Tomlinson dhe shoqërohet me një videoklip.

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare lindi në New York në vitin 1989 nga prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, por krahas këngës ndoqi edhe pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj. Ndër hitet e saj përmendim “No broken hearts” apo “I can’t stop drinking about you”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.

Shqiptarja me origjinë nga Dibra në vitin 2016 dha një një koncert madhështor edhe në Tiranë.

Please follow and like us: