Albspirit

Media/News/Publishing

Çmimi marramendës që Trump pagoi në darkën me Macron

Darka mes presidentëve Donald Trump dhe Emmanuel Macron, të shoqëruar me bashkëshortet e tyre në Kullën Eiffel, ka kushtuar 178 mijë dollarë. Këtë shifër e publikuar “Daily Mail”.

Kjo u përfol shumë, por pa e ditur se sa ishte fatura deri më sot, kur në rrjetet sociale po qarkullon një faturë e pretenduar si fatura që Trump ka paguar për darkën në restorantin luksoz.

Sipas “Daily Mail” çmimi i darkës në kullën Eifel i çifteve presidenciale ishte afro 155 mijë euro.

Shishja e shampanjes qe Trump-it i kushtoi 130 mije euro

Në faturën e publikuar nga “Daily Meal” shihet që është porositur një pjatë me spinaq dhe salcë holandeze, fileto viçi dhe patate, karkaleca dhe po ashtu si ëmbëlsirë çokollatë e ngrohë dhe akullore me kakao. Nuk mungoi dhe një tiramisu e madhe, që në menu është e shënuar “XXL”,

Në menu përfshihen dhe 4 shishe ujë mineral, dy Coca Cola, si dhe një shishe shampanjë “Armand de Brignac”, çmimi i së cilës zinte pjesën më të madhe të faturës, plot 130 mijë euro. 250 euro gjithashtu janë shpenzuar për puro.

Please follow and like us: