Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron me “Nderi i Kombit” patriotin Bektash Cakrani

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, me propozimin e Shoqates Antikomuniste te Perndjekurve Politike Demokrate te Shqiperise, dekoroi me titullin e larte “Nderi i Kombit” nje nga figurat me te shquara te periudhes se Shpalljes se Pavaresise, Luftes Patriotike te 1920-es dhe te rezistences antikomuniste, ekzekutuar nga kriminelet e kuq qysh ne ditet e para te marrjes se pushtetit, birit te Mallakastres heroike, te paharruarit Bektash Cakrani duke ngritur ne piedestal te heronjve te kombit kete figure te shquar.

Image may contain: 1 person, standing, suit and indoor

Image may contain: 20 people, people sitting, suit and indoor

 

Tre Breza te familjes Cakrani ne sherbim te Shqiperise; Hajredin Cakrani, firmëtari i aktit të pavarësisë, Bektash Cakrani, strategu i kryengritjeve per liri

Kujtim Cakrani

Krahina e Mallakastrës, e njohur si skena dhe tribuna e besëlidhjeve dhe kuvendeve historike, është dhe vendlindja e një prej firmëtarëve të aktit të Shpalljes së Pavarësisë.
Në një nga vatrat e kësaj krahine, që përbën një nga pjesët më të bukura e më të lavdishme të historisë kombëtare, në fshatin Cakran, ku jeta ka rrjedhur e pandërprerë që nga periudha e neolitit e deri më sot, u lind dhe ushtroi aktivitetin patriotik një nga figurat më të shquara të historisë mallakastriote të shekullit XX-të, firmëtari i aktit të shpalljes së Pavarësisë, Hajredin Cakrani.
Tashme ky fshat identifikohet me familjen e bejlereve duke filluar nga Veiz Bej Cakrani qe triunfoi ne vitet 1840 kunder rrebelimit ndaj portes se larte, vazhdon me Karheman bej Cakrani nje strateg ushtarak qe ishte pjesemarres ne te gjitha evenimentet e rilindjes me Abdyl Bej Frasherin deri ne lidhjen e PRizerenit.
Hajredin bej Cakrani, Bektash Bej Cakrani, nje emer qe tingellon ne cdo ne zemrat dhe mendjen e cdo bashkekombasi, mbiemri Cakrani shfaqet ne cdo ngjarje qe ka te bej me fatet e Kombit Shqiptare. Tashme me Familjen e Bejlereve te CAKRANIT, nuk krenohet vetem CAKRANI, as krahina e Mallakastres, me te identifikohet gjithe toskeria madje gjithe historia e ketij vendi. Burrat e kesaj familje kane ngelur ne legjendat dhe jane te ngulitur ne shpitrin e cdo Shqiptari.
Hajredin Bej Cakrani, lindi në vitin 1860, në një familje të madhe, të pasur e me zë, ndërsa emri i tij në histori nuk është as rastësi dhe as surprizë.
Familja e Hajredinit ka qenë gjithmonë në qendër të ngjarjeve të mëdha historike, të përpjekjeve për liri e Pavarësi, si dhe përhapjen e arsimit shqip me germa latine.
Në sarajet e familjes së firmëtarit u hap shkolla e parë shqipe për Cakranin dhe Mallakastrën, ndërkohë që hani i tyre në qendër të fshatit nuk ishte thjesht një bujtinë për muhaxhirët, udhëtarët dhe shtegtarët.
I ndodhur në një kryqëzim arteriesh rrugore mes krahinave të vendit, hani i tyre ishte dhe një qendër e rëndësishme sociale, ku strehoheshin dhe ushqeheshin jetimët, apo njerëz të tjerë në nevojë.
Veprimtaria atdhetare e familjes Cakrani, ku u rrit dhe u edukua firmëtari i Pavarësisë, mbetet një thesar historik, dëshmitar i vlerave më të larta atdhetare, arsimdashëse, humane dhe shoqërore, në harkun kohor nga shekulli i XIX-të, deri në vitet e çlirimit të vendit.
Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme e vazhdoi në Janinë dhe më pas, u diplomua në Universitetin e Stambollit.
Pas diplomimit, Hajredini shërbeu si ushtarak në shumë vilajete të perandorisë turke, si në Janinë, Boleu e Stamboll, ku edhe u njoh me Ismail Qemalin, Mehmet Pashë Dërrallën, Syrja Vlorën, Ferid Pashë Vlorën, Xhelal Koprenckën, Aziz Pashë Vrionin, etj.
Në vitin 1882, ai u takua në Stamboll me Sami Frashërin, Jani Vreton, Koto Hoxhin, Seit Toptanin, Pandeli Sotirin, etj.
Këto takime u bënë një nxitje e madhe dhe ndezën në shpirtin e tij genin patriotik për fatet kombëtare. Në këto takime flitej për gjendjen e komunitetit shqiptar, autonominë e tij, për gjuhën dhe kulturën, për ta radhitur kombin shqiptar denjësisht përkrah kombeve të tjera.
Në vitin 1883, ai solli Abetaren e parë në Cakran dhe një sërë botimesh të tjera në shqip, të botuara në Bukuresht e Stamboll si: “Bagëti e Bujqësi”, “Lulet e Verës”, “Qerbelaja”, etj.
Në vjeshtën e vitit 1908, në sarajet e familjes Cakrani, u hap shkolla e parë shqipe, me mësues Viskë Babatasi. Ëndrra e kësaj familje arsimdashëse, e cila qysh më herët punësonte dhe paguante mësues shëtitës në zonën e Cakranit dhe krejt Mallakastrës, u finalizua tashmë.
Në tubimin e asaj ngjarje historike, përshëndetën dhe vëllezërit Hajredin e Bektash Cakrani, të cilët gjithçka të tyre, energjitë fizike, intelektuale dhe pasurinë, po e shkrinin për arsimin, kulturën dhe çështjen kombëtare. Kjo ngjarje bëri jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit dhe doli në krye të faqeve të shtypit të kohës.
“Të nderuar zotërinj, miq e bashkëfshatarë. Në emër të Zotit e të këtij populli bekoi zotërinjtë Hajredin e Bektash Cakrani, që çelën shkollën e parë shqipe në Cakran e Mallakastër. Sot, në këtë ditë të bukur, fillon pagëzimi me shkronjat e arta në abetaren e parë shqipe, i kulturës së bukur cakranjote dhe asaj shqiptare”, tha në fjalën përshëndetëse një nga komisionarët e çeljes së shkollës, Rushit Gorishova.
Duke falënderuar miqtë e shumtë nga të gjitha krahinat e vendit si Babë Dudë Karbunarën, Xhemil Bej Vlorën, Fehim Mezhgoranin, Kristo Karbunarën, mësuesin Babatasi e gjithë të pranishmit, ndër të tjera, në përshëndetjen e tij, Hajredini do të thoshte se “është kënaqësi shpirtërore që sot në Cakran hapim faltoren e dijes. Sot të gjithë ne ndiejmë gëzim e kënaqësi. Ne sot pagëzojmë abetaren shqipe të alfabetit thjesht latin, i aprovuar në Kongresin e Manastirit”.
Veprimtaria patriotike e Cakranit nuk ka të reshtur
Në vitin 1908, i ndodhur në garnizonin e Beratit, ai përkrahu lëvizjen e Turqve të rinj dhe mbështeti kandidaturën e Ismail Qemalit për deputet në parlamentin xhonturk. Sipas studiuesit të njohur, autorit të rreth 16 librave, dr. Asqeri Llanaj, “në vitin 1911-’12, Hajredini mori pjesë në kryengritjen antiturke në Vlorë dhe Mallakastër. Në fillim të shekullit XX-të, u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi me Mihal Gramenon, Thanas Floqin, Idriz Gurin e shumë të tjerë, të cilët ishin vënë në krye të forcave kryengritëse që luftonin për lirinë e Shqipërisë.
Si një luftëtar i shquar për liri e Pavarësi, pjesëmarrës dhe komandant i batalionit ushtarak të Fierit dhe çetës kryengritëse të atdhetarëve cakranjotë, ai shkoi së bashku me ta në Vlorë, në shoqërim të Ismail Qemalit dhe u bë pjesë e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit, në 28 Nëntor të vitit 1912.
Në këtë akt patriotik, ku ishte delegat i Beratit dhe përfaqësues i Mallakastrës, Hajredin Cakrani firmosi aktin e shpalljes së Pavarësisë dhe në mbledhjen e parë, u zgjodh anëtar i Pleqësisë, në Kuvendin e Vlorës dhe u caktua këshilltar i Ministrit të Luftës për organizimin e ushtrisë.
Me urdhër të Qeverisë së Ismail Qemalit, në vitin 1913-1914, ai ishte komandant i forcave që luftonin në zonën e Skraparit, për t’i prerë hovin ushtrisë shoviniste greke, që dogji e shkatërroi viset shqiptare. Shoqëroi Ministrin e Luftës, Mehmet Pashë Dërrallën, në frontin e luftimeve në Sevaster e Mallakastër dhe ishte delegat i Mallakastrës në Kongresin e Durrësit, në 25 dhjetor 1918, për formimin e Qeverisë së Re Shqiptare.
Në vitin 1920, ishte një nga organizatorët e çetës së Cakranit, në Luftën e Vlorës kundër ushtrive italiane për çlirimin e saj dhe shoqëroi luftëtarët cakranjot, deri në frontin e luftimeve në Bestovë e Panaja.
Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipërisë, e dekoroi Hajredin Cakranin me Urdhërin “Për veprimtari të shquar patriotike”, ndërsa Këshilli i bashkisë së Vlorës memorizoi emrin e tij në emërtimin e një prej shëtitoreve, në qytetin bregdetar.
Patriotë dhe atdhetarë të dëgjuar e kanë quajtur familjen Cakrani, djepin ku u lind dhe u edukua Hajredini dhe Bektashi si një kurorë kombëtare në krahinën e Mallakastrës, që vuri në shërbim të kombit e lirisë, gjithçka kishte.

Kush ishte familja e bejlereve te Cakranit?

Historia nuk eshte tabu dhe autoresin e te vertetave te saj nuk e ka asnje. thene kjo per faktin se, ne Shqiperi, disa pseudo historian qe hiqen te pavarur por ne fakt, jane te varur nga ideologjia komuniste e cila nuk po i le akoma ata te clirohen nga kjo sindrom. Thene kjo sepse keta pseudo historia qe merit te vetem te karieres se tyre kane te qenit djali atij, krushku i ketij, dhendrri atij tjeterit, apo merit te vetme kane te qenit nga zona e pare operative,dhe ne kete menyre kane ngjitur shkallet e karieres se tyre akademike ne kohen e diktatures. Sot keta historian edhe pse dokumentat historike kane dale ne driten e diellit vazhdojne akoma paturpesisht te mbrojne genjeshtrat e fabrikuara ne zyrat e erreta te propagandes komuniste.
Thene keto sepse keta historia i kane shkaktuar nje dem te madh kombit shqiptar sepse me dashje kane zhdukur historin e vertete te kombit natyrisht edhe figurat me te spikatura te tij. Familja Cakrani, dhe pinjollet e saj, eshte nje nga shume familjet e ketij vendi qe ka kontributin kryesor per themelimin e shtetit Shqipetar dhe me pas ngritjen e institucioneve te tij. Natyrisht ata nuk donin pushtet se ate e kishin, nuk kerkonin ta vidhnin kete shtete sepse kishin vene pasurin e tyre ne sherbim te tij ata vetem kerkuan qe Shqiperia te ecte dhe te perparonte si gjithe popujt e tjere.

Please follow and like us: