Albspirit

Media/News/Publishing

Trump emëron Jon Huntsman, një diplomat me përvojë në postin e ambasadorit në Rusi

Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi dje Jon Huntsman, një diplomat dhe ish-guvernator me përvojë, në postin e ambasadorit të SHBA-së në Rusi, në një kontekst me tensione të forta me Moskën.

“Guvernatori Jon Huntsman ka patur një karrierë të shquar si politikan, diplomat dhe biznesmen”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Kandidatura e tij pritet të miratohet zyrtarisht në Senat.

Kjo përzgjedhje në mesin e disa kandidaturave vjen në një moment me tensione të forta mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht në lidhje me situatën në Siri dhe në Ukrainë.

Në një kontekst akuzash për ndërhyrjet ruse në fushatën presidenciale amerikane për t’i ardhur në ndihmë Trump për të fituar përballë kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton dhe dyshimeve për bashkëpunim të fshehtë mes stafit të Trump dhe zyrtarëve rusë.

Please follow and like us: