Albspirit

Media/News/Publishing

Zaev: Gjuha shqipe miratohet para zgjedhjeve lokale

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha sot se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgatitet dhe se planikohet që para zgjedhjeve lokale të kalojë në seancë qeveritare.

Ai thotë se ky ligj nuk do ta ulë vlerësimin e partive qeverisëse në pushtet por e kundërta, do ta rrisë atë. “Një gjë është e sigurt: Qeveria do ta sjellë me siguri ligjin para zgjedhjeve lokale.

Nëse përgatitemi me komisionet e Venedikut, do ta sjellim edhe në Kuvend. Dhe vetëm na ndiqni dhe do ta shihni si do të shtohen votat edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve, edhe të turqve, edhe të serbëve për koalicionin qeverisës, për shkak se jam i bindur që populli dëshiron zgjidhje të problemit tha kryeminsitri Zaev.

Please follow and like us: