Albspirit

Media/News/Publishing

Nisin hetimet për vdekjen e turistes në Ksamil, u gjet me plagë në trup

Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Ksamil. Turistja e huaj, një vajzë 16 vjeçare ruse ka humbur jetën teksa pushonte në bregdetin tonë. Ajo u gjet e pajetë në det në plazhin e Ksamilit, përballë 3 ishujve. Mjekët kanë konstatuar se në trupin e 16-vjeçares ruse janë gjetur dy plagë, një në kokë dhe një tjetër në trup. Dyshimet e para janë se vajza ruse mund të jetë përplasur me shkëmbinjtë, përballë “3 ishujve”, ose mund të jetë goditur nga ndonjë motorr uji. Megjithatë, policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Edhe vitin e kaluar një turist rus gjeti vdekjen në plazhet e jugut, pasi u godit nga një motorr uji teksa lahej dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Please follow and like us: