Albspirit

Media/News/Publishing

Bledian Koka: Legenizimi i LSI-së…

 

Duke qenë se PD-ja ka vdekur, këta të LSI -së që gjoja do bënin namin me opozitë, po e fillojnë opozicionin me legenllikun që i karakterizon. E kanë bërë me fjalë me Velenin që të bëjnë një gjasme dëgjese publike për rritjen e çmimit të ujit dhe nesër do shkojnë si lepra ta votojnë në Këshill Bashkiak. Kjo sepse gishtat obezë të Ilir Metës që i pështyn ato si kambist (citoj Erion Veliaj më 11 Janar 2011) ka ca kohë që nuk janë më obezë dhe kambisti president nuk është, kundërshtar i Edi Ramës, por parter në biznes i Erion Veliajt. Akti i radhës së maskaradës, fillon sot me pseudo-dëgjesën publike dhe mbaron nesër me kartonin jeshil të lSI-tave në Këshill Bashkiak pro rritjes së çmimit të ujit me 35%…

P.S…Për gjithçka tjetër ka tortë për t’u ndarë ke Bulevardi i Ri…

Please follow and like us: