Albspirit

Media/News/Publishing

Kendall Jenner poston foto zhveshur në Instagram

Modelja Kendall Jenner është vendosur në qendër të kritikave pas publikimit të një fotoje ku shfaqej nudo dhe me një cigare në dorë. Edhe pse në postimin e saj në Instagram ajo u sigurua që të  thoshte se nuk konsumonte cigare, kjo gjë nuk i ka ndalur kritikat e shumta të ardhura nga fansat.  Shumë prej tyre e kanë akuzuar 21- vjeçaren se është shumë e varur nga nikotina, edhe pse përpiqet që t’u mbushë mendjen për të kundërtën. Ato shkruajnë se nuk është e nevojshme që ajo të gënjejë, pasi kanë parë teksa pi cigare në reality show-n “Keepin up with Kardashian”. E megjithatë, nuk duhet larguar vëmendja nga kjo foto artistike, në të cilën  bukuroshja duket shumë sensuale. Format e saj perfekte dhe aspak të ekzagjëruara tek rrinte mendueshëm me një cigare në dorë poshtë një shandani, nuk mund të mos vlerësoheshin.  Ajo është ndër modelet më të kërkuara e cila po dominon botën e modelingut prej disa kohësh.

Please follow and like us: