Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërndau 40 paga para fushatës, arrestohet kandidati i LSI, Agron Xhafa

Ish drejtori i Aeroportit të Kukësit Agron Xhafa është vënë në pranga. Xhafa mbante postin e drejtorit nga janari i 2017 deri në momenti që u vu në listën për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë është arrestuar edhe shefi i financës së Aeroportit të Kukësit. Policia ka shpallur në Kërkim edhe ish drejtorin tjetër të këtij aeroporti Arben Carkanjin i cili mbante këtë post që nga vitit 2013. Dy ish drejtorët dhe shefi i financës akuzohen se kanë marrë rrogat pa shkuar në punë. Rrogat për personelin e Autoritetit të Aviacionit Civil paguhen nga shoqata e Transportit ajror IATA. Ndërkohë që këto të ardhura sigurohen nga shfrytëzimi i hapsirave ajrore shqiptare nga kompanit ajrore ndërkombëtare.

Please follow and like us: