Albspirit

Media/News/Publishing

Dom Ndoc Nikaj: Lufta e Krimesë dhe kapedani mirditor Bib Doda

Lufta Ruso-Turke u quajt ndryshe, Lufta e Krimesë, në vitin 1854. Bibë Doda me Mirditën, në këtë luftë, mbajtën anën e aleatëve: Turqi, Angli, Francë dhe Piemonte.

Në luftën që u ba në Sebastopull, Bib Doda  si kapidan i Mirditës ishte gjetë aty me trimni…Këtë pjesë historie, më ra ma vonë kur kjeshë i rritun, me e ndigjue me veshë të mij nga tata jem, qi aso kohe, kjo gjetë dhe ai në Sevastopull në shërbim të ushtrisë francezë.

Mirdita që ishte kenë mbrapa me ushtritë turke n’atë ditë e pshtoj ushtrinë turko-frënge me një taktikë lufte të përdonun nga kapidani i tyne Bib Doda, i cili tu vërejt se rust vijshin tue afrue rreshtoi 4000 mirditasit e vet përballë rusëve me shpejtësi të rrufeshme urdhëroi:’Në shpinë mecë. U larguen njani pas tjetrit dhe të gjithë njiherë ranë në shpinë përdhe.

Bataret e pushkëve të rusëve kalonin përpjetë nuk mund t’i merrnin ato të shtrimë përtokë, ndërsa ato mbushën pushkët shtrimas në njënën bri dhe porsa ato çojshin kryet pushkatojshin ushtarët rusë që ishin në kambë. Kjo dredhi bëri që të binin në tokë rreth 4000 rusë. Pasi i eleminuan morën varkat dhe dolën në anën tjetër të Danubit, duke u pritur me brohori prej gjithë ushtrisë sikur mirditasit të ishin Sulltani i Stambollës dhe Napoleoni i Tretë i Francës.

Bib Doda e mirditasit patën nderime të veçanta. Sulltani e emëroi Bibë Dodë Pashën Princ  dhe qeveria turke e njoftoi Pashë e princ të Mirditës.

Por Turqisë nuk i pëlqeu ky sukses i madh i Bibë Dodës, pasi ai, në fund të fundit, përfaqësonte një krahinë, që nuk i ishte bindur Turqisë dhe shpejt mund ta bënte Mirditën bërthamën e një shteti të pavarur shqiptar.

Gjithsesi për merita të veçanta në Luftën e Krimesë:, Bibë Dodës Turqia qe e detyruar t’i jepte titullin pashë. Ishte hera e parë që një titull të tillë ta merrte një katolik shqiptar. Më vonë marrëdhëniet e Bibë Pashës, përkëqesohen në vijimësi.

Po pikërisht në këtë kohë Turqia përdori një dredhi. I hoqën mirditasve kostumin kombëtar dhe i dhanë urdhër të vishnin veshjen turke. Këtë gjë Bibë Doda quajti si fyrje të madhe dhe nuk e pranoi. Aq e madhe u bë ngjarja sa konsulli francez formoi një komision ndërkombëtar i përbërë nga konsulli francez, ipeshkvi i Lezhës si dhe përfaqësues të Qeverisë Turke.

Anëtarët e komisionit për të parandaluar krizën, u nisën për në Orosh, për të takuar Bib Dodë Pashën. U mblodhën në kuvend burrat e Mirditës dhe pasi morën garancitë prej Komisionit Ndërkombëtar, morën vendimin për pezullimin e çdo aksioni luftarak.

Please follow and like us: