Albspirit

Media/News/Publishing

Rena M. Petrou: KANARINA

 

Behar e dimër si veremi na janë bërë,
rrjedh jeta jonë njëlloj, ndën një avaz,
e më kujton një kanarinë të vockël,
q’ e kishnjam në kuvli përmbi përvaz.

Kishte ndaluar, më kujtohet, këngën,
e rrinte orë të tëra mbi një degë,
dhe unë një ditë prej ditësh hapa derën,
e fluturoi gëzueshëm përmbi breg.

Po ne – që po njëlloj – kënga na iku,
dhe veç kërcejmë ndër degë si në mjerim,
-portën që vetë ndërtuam prej çeliku-
do gjendet kush të na e çeli një agim?!

Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë, korrik 2014

Please follow and like us: