Albspirit

Media/News/Publishing

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Itali

Dy shqipatarë janë arratisur nga burgu i Civitavecchia-s në Romë. Sipas zyrtarit të burgut, Angelo Urso, ata  janë arratisur nga oborri i burgut ku pasi kanë kaluar gardhin rrethues janë hedhur nga muri. Për momenti mediat italiane nuk japin shumë detaje por thonë se po punohet për gjetjen e tyre. Policia ka filluar kërkimin duke thirrur për ndihmë edhe një helikopter.

Sipas mediave lokale, njëri ka vrapuar në drejtim të detit dhe tjetri drejt veriut.

Image

Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet. Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter. Raportohet se shqiptarët ishin në burg për krime jo të rënda. Një prej të arratisurve ia ka mbathur nga burgu gjysmë nudo: nga mesi e lart.

Please follow and like us: