Albspirit

Media/News/Publishing

Jamarbër Malltezi: Turp dhe trishtim me situatën e mbetjeve urbane në Kamëz

Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër për situatën e mbetjeve në Bashkinë e Kamzës. Duke e quajtur situatën alarmante Malltezi kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe vënien para ligjit të të gjithë përgjegjësve të kësaj situate të rëndë.
“Turp dhe trishtim me situatën e mbetjeve urbane në Kamëz. Imazhet janë të rënda dhe të papranueshme për banorët dhe me rrezik për shëndetin e njerëzve. Bashkia duhet të reagojë shpejt. Eshtë e vonuar. Edhe nëse kjo vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë apo keqdashjes së firmës së kontratuar, kjo nuk e lehtëson nga përgjegjësia Bashkinë Kamëz. Ta çojë për ndjekje penale dhe për rrezikim të shëndetit të qytetarëve. Por edhe duhet të ketë plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane për situata emergjencash që duhet të fusë në përdorim. Për më tepër landfilli i Sharrës është veç 8 km larg. Kjo është situatë e papranueshme”, shkruan Malltezi në facebook.

Fotografia e Abi Malltezi

Please follow and like us: