Albspirit

Media/News/Publishing

LSI “ra nga fiku”, nuk kanë pse ta duan më; administratori i Zall Herrit rikthehet te PS

Administratori i Zall-Herrit, nga radhët e LSI-së, Arben Maloku me anë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale braktis partinë me pretendimin se pas largimit të Ilir Metës si kryetar gjërat nuk janë njësoj.
Ai thotë se do rikthehet te familja e tij politike, Partia Socialiste.
Braktisja e LSI prej Malokut, pason atë të para pak ditëve kur këshilltarja e kësaj partie në bashkinë e Tiranës Genta Mezini, bëri të njëjtën gjë.
Një “frymë” e tillë në LSI, pritet të shpeshtohet që pas “rënies nga fiku” i pushtetit, të kësaj partie, e cila e ngriti në institucion anëtarësimin në këmbim të punësimit. Duke qenë se kjo “armë” tashmë i ka rënë, “të punësuarit” nuk kanë arsye të rrinë te LSI…, që të mos humbasin vendet e punës…

Statusi i plotë i Arben Malokut në “Facebook”

Rikthim te familja ime ne PS!
Prej dy vjetesh kam sherbyer si Administrator i Zall-Herrit, fryt i bashkepunimit PS-LSI. Jam munduar cdo dite t’i qendroj prane njerezve dhe te mbaj ritmin e Kryetarit te Bashkise Tirane!
Zall-Herri ka ndryshuar komplet keto dy vite. Dy rruget e Kasalles dhe Cerkezes kane transformuar totalisht zonen e kane rikthyer shpresen tek ata banore te vuajur aty! Pa Bashkine e Tiranes keto investime do ishin komplet te pamundura. Njerezve po u legalizohen shtepite dhe tani po urbanizohen me rruge, kanale e ndricim.
Heren e fundit Erion Veliaj dhe Ilir Meta shtrenguan duart me inagurimet e reja duke bere thirrje per me shume bashkepunim ne interes te komunitetit. Ishte marrdhenie e vertete! Asnje s’kandidonte ne zgjedhjet parlamentare, dhe prape se prape i qendruan fjales qe i dhane banoreve per mbarimin e rrugeve brenda gjysmes se mandatit te Veliajt.
Fatkeqesisht, pas ikjes se Ilir Metes nga LSI gjerat nuk jane si me pare! Kryetarit te Bashkise nuk ju dhane votat per shkollat e reja dhe per ujin 24 ore nga LSI, sic kishim rene dakord. Nje dite pas betimit te Presidentit ku Veliaj ishte nga te paktet socialiste, ai u braktis nga LSI per gjera qe kish bashkepunim prej vitesh. Pa shkolla e pa uje, nuk ka te ardhme Tirana. Sot po behet thirrje per opozite kur ne jemi te gjithe ende ne Bashki. Largohet nenkryetarja e LSI, por rrine drejtorat! Si mund te jemi dhe brenda dhe jashte, dhe bashke dhe kundra, dhe ne pushtet dhe ne opozite?
Ndaj kam vendosur qe sot t’i kthehem familjes time Partise Socialiste sepse dua qe puna ne Tirane te vazhdoje, qe shkollat te behen e Zall Herri e gjithe bashkia te kene uje 24 ore. Vetem keshtu e mbaj porosine qe Ilir Meta ne 14 Prill qe tha “ta mbeshtesim lali Erin per sa kohe qe po punon per Tiranen.” Kryetarin e Bashkise duhet ta ndihmojme, jo ta sabotojme! Nga sot jam me Erionin dhe Partine Socialiste per me shume pune te palodhur per qytetin tone!
Juaji gjithmone, Arben Maloku, administrator Zall Herr!

Please follow and like us: