Albspirit

Media/News/Publishing

Pence për Ballkanin: SHBA ju mbështet në rrugën drejt BE

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence në fjalën e tij në Samitin e Kartës së Adriatikut shprehu mbështetjen e SHBA-ve dhe të presidentit Trump për Ballkanin.

Pennce nuk la pa përmendur edhe ndikimin rus në vendet e Ballkanit ku u shpreh besimplotë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një shenjë pozitive për të gjitha vendet.

FJALA E PENCE

Presidenti i SHBA më dërgoi këtu si një shenjë treguese e angazhimit maskimal të SHBA për Ballkanin. Është hera e parë e parë që një zv/presidentin viziton Malin e Zi. Mal i Zi ëshë në zemër të Europës dhe kjo mund të thuhet edhe për vendet e tjera të Ballkanit. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të përpiqet për një të ardhme më të mirë. Ky samit është tregues i angazhimit të SHBA për Ballkanin. Kjo tregon vizionin e qëndrimit tonë që ju të jeni të lirë dhe të pavarur. Karta e Adriatikut është e vendosur që të sjellë Ballkanin më afër NATO. 8 vite më parë Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan aleancës dhe vetëm dy muaj iu bashkua edhe Mali i Zi. Anëtarësimit i Malit të Zi tregon se NATO i mban dyert e hapura. Më lejoni tju siguroj se nën presidencën e Trump ne do të jem me ju ndërsa ndiqni rrugën europiane së bashku. SHBA ju mbështesin edhe në rrugën drejt BE pasi një Europë e fortë është begim për vendet perëndimore, por edhe për botën. Nën presidencën Trump politikat e SHBA do të fikusohen tek siguria e Amerikës. Veprimet e Trump kanë treguar se Amerika e Para nuk do të thotë se Amerika është e vetme, mbështetja juaj dhe Aleanca Strategjike na bën më të fortë.

Please follow and like us: