Albspirit

Media/News/Publishing

Seriali amerikan me producente dy artistet e njohura shqiptare në Hollivud, Greta dhe Vilma Zenelaj

“Plates on Fire” (Pjatat në Zjarr) është show më i ri krijuar nga veterani Joe Viramontez me producentet dy artistet e njohura shqiptare në Hollivud, Greta dhe Vilma Zenelaj, themeluese të Colored Films.

Producentet shpallën datat e fillimit të serialit të gatimit kompetitiv në TV amerikan nga tetori – dhjetor 2017, ku 10 episode do shfaqen për sezonin e parë të serialit. Shfaqja ka për prezantues Joe Viramontez, si dhe juria përbëhet nga personalitete të Hollivudit.

Flitet se midis tyre mund të jetë edhe aktori komedian i famshëm Ken Davitian. Shfaqja “Plates on Fire” fton elitën e shefave për të konkurruar për të fituar $10,000 për gatimin më të mirë, të cilat do t’i dhurohen organizatës humanitare që zgjedh shefi fitues.

Cili është koncepti i show-t të ri të gatimit? Si lindi ideja?
Vilma: Koncepti i këtij programi televiziv “Pjatat ne Zjarr” është: 2 zjarrfikës konkurrojnë se kush gatuan më mirë dhe kush fiton merr 10 mijë dollar dhe ja dhuron organizatës humanitare të zgjedhur nga ai. Ky program do të ketë 10 seri. Ideja i ka ardhur Joe Viramontez që është veteran dhe ka punuar vetë si zjarrfikës për më shumë se 30 vjet. Ai është dhe Host/drejtuesi i programit.

Cilët janë anëtarët e jurisë? Ku shfaqet dhe kur?
Greta: Juria do të përbehet nga Ken Davitian që është aktor dhe pronar restoranti në Los Angeles. Një nga pronarët e Omaha Stake që është një kompani shumë e madhe këtu në USA që prodhon producent të ndryshme mishi. Për sa i përket personave të tjerë jemi akoma në diskutim. Ky emision do të shfaqet në fund të tetorit tek kanali televiziv FYI të shtunave në ora 10- të mëngjesit për 10 javë rresht.

Cilat janë disa nga organizatat që po ndihmoni me bamirësinë? 

Vilma: Disa nga organizatat jenë “Safe Pasages” që mbron gratë dhe fëmijët e abuzuar.

Çfarë keni mësuar nga biznesi dhe shfaqja?
Greta: Unë kam mësuar që kur ke një audiencë që dëshiron ta shohë këtë emision atëherë duhet gjetur rruga për ta bërë, prodhuar. Nuk është e lehtë, por mbështetem gjithmonë tek Zoti dhe ndihma e pjesëtarëve të kompanisë Colored Films, veçanërisht Vilma.

Cila është pjesa më e vështirë për shefat? Si bëhet zgjedhja?
Vilma: Pjesa më e vështirë është të gjesh shefa që dinë të gatuajnë dhe që janë ok para kamerës, sepse është e natyrshme të kesh emocione. Zakonisht zgjedhja bëhet nëpërmjet audicioneve dhe duke parë dhe personalitetin dhe si gatuajnë.

Cilat janë disa nga idetë kreative dhe të reja që sjell shfaqja?
Greta: Ka shume njerëz që nuk e dinë që zjarrfiksat janë kuzhinier të mirë, sepse një pjesë të ditës ato e kalojnë ne stacionin e tyre dhe gatuajnë për njëri-tjetrin. Ne kemi dëshirë që ta fillojmë këtë emision në Los Angeles dhe pastaj të shkojmë në qytete dhe shtete të tjera dhe të bëjmë një konkurrim që të gjejmë zjarrfiksim që gatuan më mirë për atë zonë apo atë qytet. Si kampionat. Champion.

/Shekulli

Please follow and like us: