Albspirit

Media/News/Publishing

Trump me kryeministri japonez: Koreja e Veriut, një kërcënim serioz

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe theksuan se programi i raketave të Koresë së Veriut përbënte një kërcënim serioz dhe në rritje, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.

“Gjatë një bisede telefonike të përqendruar në lëshimin e një rakete ndërkontinentale javën e kaluar nga Pheniani, të dy drejtuesit ranë dakord mbi faktin se Koreja e Veriut përbënte një kërcënim të drejtëpërdrejtë serioz dhe në rritje për SHBA-në, Japoninë dhe Republikën e Koresë (Koreja e Jugut)”, shkruhet në komunikatë.

Please follow and like us: