Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj në “Sudoeste”

Dua Lipa, vajza që po i bën krenarë të gjithë shqiptarët, po vazhdon me performancat e saj të mrekullueshme në botë. Mbrëmjen e premte ajo ka performuar në festivalin e njohur muzikor “Sudoeste”, i cili mbahet çdo vit në muajin gusht në Portugali. Ky njëherësh ishte edhe festivali i fundit evropian që Dua u prezantua për këtë sezon. “Faleminderit Sudoeste… festivali im i fundit evropian. Faleminderit për natën më të mirë që kam patur ndonjëherë. Ju dua dhe do të kthehem”, shkruan Dua në Instagram.

Please follow and like us: