Albspirit

Media/News/Publishing

Floriana Garo flet për herë të parë pas fejesës, si i propozoi Enisi dhe detajet për dasmën

loriana Garo ka pak kohë që ka hequr dorë nga emisioni ”Jo Vetëm Modë” në TV Klan, të cilin e realizoi për 5 vjet me radhë, kjo për t’u bashkuar me të fejuarin e saj që ndodhet në Zvicër.

Në një intervistë me gazetarin Eni Shehu, transmetuar në ABC News, Floriana mohon zërat se ajo ka braktisur emisionin sepse e ka detyruar i fejuari, por tregon se kjo është një zgjedhje që ajo e ka menduar vetë, në mënyrë që të jenë bashkë.

“Unë nuk di ç’është thënë për të fejuarin tim, por vërtetë mendoni se do më detyronte dikush tjetër të bëja gjëra. Unë kam bërë zgjedhjen time, normalisht për të qenë më pranë tij, për të pasur një marrëdhënie sa më normale. Kemi pasur një lidhje në distancë dikur. Po gjithsesi, zgjedhja ishte e imja, askush s’detyron askënd për asgjë,”, tha moderatorja.

Ndër të tjera, Floriana i është përgjigjur edhe pyetjes se kur do ta bëjë dasmën, ndërsa ka zbuluar se preferon një dasëm të vogël.

“Mora një propozim, domethënë këtë konsiderova fejesë. Në mënyrë disi të papritur në fakt, nuk dua ta tregoj, por ishim në një vend të veçantë dhe ishte diçka shumë e bukur. Aty unë nisa të mendoj që unë tashmë jam e fejuar, sapo u fejova dhe duhet të mendoj për një dasmë, pasi kur fejohesh mendon dhe për dasmën. Akoma nuk kam nisur të mendoj seriozisht. Mbase vitin tjetër, të shohim. Do ta planifikoj, nuk dua diçka shumë të madhe, të them të drejtën. Thellë thellë, gjithmonë kam qenë pak romantike. Është një periudhë e lumtur e jetës time dhe natyrshëm këto evenimente janë pjesë e kësaj.”, janë fjalët e moderators.

Gjatë këtyre ditëve, Floriana ndodhet me pushime në Borsh, së bashku me familjen e saj, të vëllait, mikeshave si edhe familjen e të fejuarit të saj që jeton në Zvicër, Enisit.

Please follow and like us: