Albspirit

Media/News/Publishing

Merita Halili dhe Raif Hyseni, ambasadorë të denjë të kulturës shqiptare

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Nga Frank Shkreli/Gazeta Dielli

Pikërisht pas ditën e së djelës me 6 gusht në Qendrën e famshme të Arteve Lincoln, të shfaqjeve dhe të koncerteve mu në qëndër të lagjës Manhattan të Nju Jorkut, zhvillohet koncerti, “E djela e Trashëgimisë – Nga Tirana në Tashkent”, dmth me një pjesëmarrje të grupeve muzikore dhe vallëzuese nga disa vende, duke filluar nga Shqipëria e deri në Tashknet të Uzbekistanit. Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen në këtë koncert ndërkombëtar grupesh evropiano lindore dhe ish-republikave sovjetike, nga ylli i muzikës popullore shqiptare e mirënjohura në Shqipëri, Kosovë e në diasporë, Merita Halili dhe bashkshorti i saj Raif Hyseni dhe Orkestra e tij, të cilët me performancën e tyre “live” do të sjellin këngët dhe muzikën tradicionale shqiptare në qëndër të Nju Jorkut. Organizuesit e këtij festivali ndërkombëtar muzikor në Nju Jork edhe po të kishin dashur, nuk mund të gjenin përfaqsues më të mirë dhe as ambasadorë më të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare, për një përfaqësim të tillë të muzikës dhe kulturës shqiptare në këtë vend, siç është koncerti ndërkombëtar i organizuar në Qendrën Linkoln të Arteve këtë fund jave.Ashtu siç dihet, çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni kanë emigruar në Amerikë në mesin e 1990-ave nga Shqipëria ku Merita ka zhvilluar një karierë të gjatë dhe të pasur në fushën e muzikës popullore të këngëve dhe valleve të Shqipërisë së Mesme, ndërsa Raifi nga Mitrovica edhe ai i njohur në Kosovë dhe më gjërë si ekspert i dalluar i fizarmonikës dhe si kompozitor i shumë këngëve dhe melodive. Puna dhe vepra e këtij çifti vlerësohet aq shumë jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara– si në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan ashtu edhe në në radhët e amerikanëve dhe jo vetëm. Megjithse në mërgim për më shumë se 20-vjetë – ata nuk janë harruar në trojet shqiptare ashtu siç u vu në dukje nga pritja entuziaste që iu bë atyre gjatë vizitës në Shqipëri muajin që kaloi.Në të vërtetë, Merita Halili dhe Raif Hyseni u rikëthyen në Tiranë, ku dhanë një koncert të hapur në Sheshin Skënderbej me një repertor të pasur të këngëve të Shqipërisë së Mesme dhe më gjërë. Natyrisht, se ky ishte një rikthim emocionues në Tiranë për Meritën dhe Hysenin,gjë që u pasqyrua gjërësisht nga media shqiptare, përfshirë edhe intervistat e shumta në televizion, por deshta që me këtë rast të performancës së tyre në Qendrën Linkoln në Nju Jork të theksoj aktivitetin, muzikor, kulturor dhe artistik të këtij çifti të njohur këtu në Shtetet e Bashkuara, aktivitet i cili ndoshta nuk njihet aq mirë nga disa, por që është tepër i rëndësishëm dhe që po bëhet shumë më i njohur tani – jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga amerikanët. Kjo për hir të pjesmarrjes së tyre në shfaqje të shumëta, në festivale shumë etnike dhe ndërkombëtare në Amerikë, por edhe falë pjesmarrjes së tyre në raste festimesh dhe dasmash të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Këtu në Shtetet e Bashkuara, në komunitetin shqiptaro-amerikan veprojnë shumë këngëtarë, përfshirë edhe ata që vinë për raste të posaçme nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, të ftuar ose të angazhuar për raste të tilla të veçanta, kryesisht familjare. Por Raif Hyseni dhe Merita Halili, së bashku, qëndrojnë mbi të gjithë të tjerët, sidomos kur kemi të bëjmë – për të përdorur në fjalë nga politika – me ndërkombëtarizimin ose me përhapjen dhe me njohjen më mirë të muzikës dhe kulturës shqiptare jashtë trojeve të kombit – e nepërmjet tyre, të huajt njohin më mirë vetë shqiptarët, kulturën, vetitë dhe identitetin e tyre kombëtar. Në këtë rast, njohje më të mire të shqitarëve nga amerikanët dhe të tjerë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vepron e jeton për më shumë se dy dekada, çifti Merita Halili e Raif Hyseni.(lexojeni te plote ne Gazeten Dielliwww.gazetadielli.com, Ku do te gjeni artikuj, analiza, opinione, informacione nga Diaspora dhe Vendlindja)

Please follow and like us: