Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet Emina Cunmulaj: Dikur milja lopët në fshat

Në një intervistë dhënë për ‘Tirana Today’ modelja shqiptare me famë botërore ka hapur zemrën për të treguar disa nga detajet më të padëgjuara për rrugëtimin e saj. Emina Cunmulaj ka treguar se si jeta e saj ndryshoi nga një vajzë fshati në femrën super sexy që shohim në pasarela. E prekur nga varfëria e tej skajshme e shqiptarëve Emina ka treguar se jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë kjo që shohim në Instagram, mes luksit prej miliardereje. ‘Unë nuk mund të them që jeta që kam sot…është një jetë e mirë padyshim, por s’ka qënë kështu gjithmonë. Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s’kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam qene në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot. Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por prap se prap, është tjetër kur të thekson afër zemrës, kur e ndjen nanën shqiptare që dridhet e thotë: “Shihe ku flej, ku haj, ku rri’-tregon Emina.

Please follow and like us: