Albspirit

Media/News/Publishing

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi braktisin përfundimisht Shqipërinë

Këngëtarja Mira Konçi dhe bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi kanë lënë përfundimisht Shqipërinë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çifti është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në kontinentin tjetër për një jetë më të mirë. Lajmin e jep gazetarja Kozeta Zylo, që prej vitesh jeton atje.

“TV “Alba Life” në New York me dy artistë të shquar shqiptarë. Një takim shumë  i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi. Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë. Si një çift me përvojë në jetën amerikane ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njëri-tjetrin. Të parin urim që iu dhamë ishte ashtu siç na kanë uruar miqtë tanë kur shkelëm për herë të parë në tokën e bekuar si: Ju marrtë Amerika me të mirë! Është je bekim si prej Zotit! Banorët e rinj të ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tille i merr vetëm me të mirë. Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, New York. Për më shumë na ndiqni në emisionet tona!”, shkruan ajo.

Please follow and like us: