Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetja më e re e parlamentit martohet në një ceremoni madhështore

Ajo është një nga emrat më të rinj që bëhet pjesë e Parlamentit të Shqipërisë. Deputetja më e re  nga rradhët e PDIU, Reme Lela i ka dhënë fund beqarisë. Në një ceremoni të madhe të mbajtur ditën e djeshme në Dibër, Lela ka zyrtarizuar lidhjen e saj disa vjeçare, edhe pse nuk e dimë se cili është djali fatlum. Mësohet se të ftuar kanë qenë rreth 1 mijë persona, ku përveç familjarëve dhe të afërmve nuk kanë munguar personalitete nga bota e politikës dhe medias, shkruan Class. Reme Lala, 22- vjeçe është studente e Financës, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.Në zgjedhjet e 25- qershorit ajo ia doli të merrte votat e duhura duke i dhënë PDIU një mandat në Dibër, dhe duke zënë një vend të rëndësishëm në Parlamentin e Shqipëisë. Ajo pritet të marrë detyrën si deputete në shtator të këtij viti.

Please follow and like us: