Albspirit

Media/News/Publishing

Roman Abramoviç i jep fund martesës së tij të tretë

Miliaderi rus, Roman Abramoviç dhe bashkëshortja e tij, Darja Zhukova i kanë dhënë fund martesës së tyre 10-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata ku janë shprehu se do të mbeten miq dhe do të vijojnë projektet e tyre së bashku.

“Ne mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në projektet që bëmë së bashku. Ne jemi të vendosur t’i rrisim bashkë fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit.

“Ne do të punojmë së bashku si bashkëthemelues të muzeut të artit bashkëkohor ”Garage” në Moskë dhe të qendrës kulturore ‘Neë Holland Island’ në Shën Petërburg”, shtohej në deklaratë.

Nuk është ende e qartë arsyeja e divorcit të tyre.

Abramoviç ka një pasuri prej nëntë miliardë dollarësh dhe është pronar i klubit anglez të futbollit ”Chelsea”.

Abramoviç ka qenë edhe dy herë të tjera i martuar. Ai kishte pesë fëmijë me bashkëshorten e dytë.

Please follow and like us: