Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Akoma me Erionin kjo dëm-demokracia jonë

 

 

 

Një foto e hedhur në webet e CNN-it mbi zjarret në Shqipëri. E ka mërzitur shumë Erion Braçen. Një nga ata persona që mendja jonë, për gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë, e njeh veç si deputet. Thonë se ka mbaruar për ekonomi, por ka punuar si gazetar në ish Zërin e Popullit. Madje dhe kryeredaktor i saj, por bukë ka ngrënë e po ha me politikën. Bukë jo në kuptimin e ekzistencës, por në atë që, se ku ka provuar lumturinë e profesionit. Suksesin. Ku ka gjetur vetveten. Por kjo nuk është ndonjë gjë anormale në demokracinë tonë. Anormale në demokracinë tonë është, të vish në pushtet, të qeverisësh, e të ikësh.

Sipas një statuti të tij në FB, të cilit i referohen gazetat, mbi zjarret në Shqipëri, Erionit i dhimbset shteti, por ama vetëm kur është ai në pushtet. Se kur është në opozitë. Ia lëron nënën ku ta ketë. I quan qelbësira këta, shqiptarët që denoncojnë. Që denoncojnë pa asnjë lek. Thjesht çojnë nëpër webet e CNN-t, të vërtetën. Por aspak ata që paguajnë nëpër webet, sa të CNN-it, tv-të e tjera, siç ishte edhe ai reportazhi i para pak ditëve, i atij televizionit francez, mbi Shqipërinë turistike të Erionit. Me hale e fekale, e me plehra. Aq sa webet e lokale, sidomos nga Saranda, postojnë foto me stiva mbetjesh, si dikur ato stivat në fushën e druve.

Kjo është qeverisja e Erionit. Por ai, CNN-it a tv-ve franceze. Nuk i çon këto. I çon ato që i do qejfi, pasi është në pushtet. I dhimbset vendi. I dhimbset shteti. Ndryshonte puna po të ishte në opozitë. Dhe ky, atëhere kur digjte, nuk ishte qelbësirë? Kurse këta denoncues po, këta denoncues, që mund të kenë shënuar emrat në listen e kryeministrit si bashkëqeverisës. I quan piromanë. Me pak fjalë ka kuptimin e atyre që përmbushin qejfet duke u vënë zjarrin objekteve. Piroman në kuptimin e manjakut. Pra këta shqiptarë janë manjak të zjarrit. Janë qelbësira. I vunë flakën maleve të Shqipërisë.

Kur ishte Erioni në opozitë, më 1997-ën, i vuri flakën, jo vetëm maleve, objekteve, por edhe shqiptarëve. Sa statistikat tregojnë jo një humbje alarmante, po një katastrohë ekonomike e gjaku njerëzor. Aq Shqipërisë, do i duhen, jo vetëm ekonomikisht, por edhe mendërisht, dyfishi i viteve të diktaturës për të marrë veten. Dhe po vazduan të votojnë Erionin, trefish.

Po ka më zjarrëvënës në Shqipëri, më manjak të konfliktualit politik shqiptar se ky Erioni? Si ky e soji i tij, si majtas e djathtas? Që kanë gjithë kohën deputet…?! Absolutisht që jo.

Ndaj në një farë mënyre Erioni ka të drejtë të tallet, nëpërkëmbi, përçmojë, akuzojë. Ashtu tendosur, gjithnjë me fytyrë nevrasteniku.

Pasi shqiptarët në përgjithësi, nuk po e bëjnë mire punën e qytetarit. Ia kanë shitur të drejtat e tyre, liritë, mëndjen etj…, të gjitha Erionit. Fare, lire… Dhe vet vazhdojnë gërrvërret. Në emër të Erionit.

Keni hapësirat tuaja njerëz, qytetarë etj.

Jepuni liri mundësive tuaja.

 

Please follow and like us: